LAJMI I FUNDIT:

“Këtu nuk je tek Ajaxi” – çfarë ndodhi saktësisht me Andre Onanan te Kameruni

“Këtu nuk je tek Ajaxi” – çfarë ndodhi saktësisht me Andre Onanan te Kameruni

Andre Onana u largua papritur nga kampi i Kamerunit në Kampionatin Botëror në Katar pasi u përplas me trajnerin Rigobert Song.

Portieri 26-vjeçar i Interit luajti plot 90 minuta në ndeshjen hapëse të Kamerunit kundër Zvicrës, duke bërë një paraqitje të mirë pavarësisht humbjes 1-0. Një pjesë e dukshme e punës së tij në atë lojë ishte besimi i tij në top në hapjen e Kupës së Botës, Onana mori 61 prekje të topit, 24 prej të cilave jashtë zonës së tij të penalltisë.

La Gazzetta dello Sport detajon se si gjërat shkuan keq gjatë një seance stërvitore në Kamerun të shtunën e javës së kaluar, kur trajneri Song i tha Onanës se “ky nuk është Ajax”, duke iu referuar qartë lojës së tij proaktive me top.


Portieri i Interit nuk ishte i impresionuar nga kjo dhe pas një debati të shkurtër, i tha trajnerit të Kamerunit që të linte dikë tjetër të luante në vend të tij. Më pas ai anashkaloi konferencën për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes kundër Serbisë, duke e zgjeruar më tej përçarjen mes lojtarit dhe trajnerit.

Thashethemet nga Kameruni sugjerojnë se Onana kritikoi shokun e skuadrës Nicolas Nkoulou në grupin e krijuar në ËhatsApp, duke e bërë të qartë se ai preferonte mbrojtës të tjerë që ishin të aftë të luanin me top.

Portieri 26-vjeçar e ka kundërshtuar këtë pretendim, por kjo nuk i ka ndalur thashethemet. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, u përpoq të ndërmjetësonte situatën përpara se të informonte përfundimisht Onanën për përjashtimin e tij nga ndeshja me Serbinë.

Song deklaroi publikisht se Onana mund të kishte vazhduar në Botëror nëse do të ndryshonte qëndrim dhe ‘respektonte rregullat’, por portieri i Interit vendosi të largohej nga Katari më herët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori