LAJMI I FUNDIT:

Këto vende në Fushë Kosovë do të mbesin pa rrymë

Këto vende në Fushë Kosovë do të mbesin pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se nga orës 10 deri në orën 12 në disa vende të Fushë Kosovës, do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike.

“Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatinë e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja”, ka njoftuar KEDS.


Arsyeja e ndërprerjes: Intervenimi në daljen 10 kV Albanat. /Telegrafi/