LAJMI I FUNDIT:

Këto ushqime mund të neutralizojnë gjithçka të pashëndetshme dhe kalorike që keni ngrënë një ditë më parë!

Këto ushqime mund të neutralizojnë gjithçka të pashëndetshme dhe kalorike që keni ngrënë një ditë më parë!

Eliminoni të gjitha problemet e tretjes me zgjedhjen e duhur të ushqimeve

Fryrja e stomakut, tretja e ngadalësuar dhe vështirësitë e tjera ndodhin si rezultat i ushqyerjes së keqe, por ushqimet e tjera mund të riparojnë dëmet!


Healthdigezt.com shprehet se me disa ushqime kryesore mund të eliminojmë efektet e atyre të pashëndetshme, përcjell Telegrafi.

Farat chia

Vetëm dy lugë të vogla fara chia, organizmit mund t’i ofroni mjaftueshëm fibra të cilat do të ndikojnë në tretje, ndërsa për shkak të antioskdantëve të cilët përmbajnë, farat chia do t’i eliminojnë helmet nga trupi.

Supë mishi

Pavarësisht nëse gatuani pulë, mish viçi apo peshk në ujë, ajo do të jetë e pasur me lëndë ushqyese, dhe meqenëse tretet lehtë, menjëherë do t’i sigurojë trupit nutrienët e nevojshëm.

Algat e detit

Algat e detit janë të pasura me vitaminë B12 dhe do të shpëtojnë nga letargjia dhe fryrja e barkut. Përveç kësaj, janë të pasura me kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe kalium dhe janë të mira për shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu aloe vera

Lëngu aloe vera është i shkëlqyeshëm për pastrimin e zorrëve, por gjithashtu zvogëlon inflamacionin dhe mbron zorrët. Mbi të gjitha, ky lëng gjithashtu rrit sasinë e baktereve të mira në zorrë dhe kështu ndihmon në tretjen e ushqimit.

Çaj luleradhiqeje

Duke pirë çaj luleradhiqeje, ju do të eliminoni fryrjen dhe grumbullimin e ujit në trup dhe, duke përgatitur çaj me rrënjë luleradhiqeje, do të ruani shëndetin e stomakut, por gjithashtu do të inkurajoni trupin të humbasë peshën.

Arrat

Konsumimi i arrave do t’i zgjidhë problemet që lidhen me stomakun e ndjeshëm, por edhe fryrjen e barkut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori