Një ndër kthesat kryesore për prindërit është momenti kur bebja fillon të hajë ushqim të fortë. A jeni të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet që i bart ky ushqim?
Fëmijëve duhet lejuar të hulumtojnë ushqimin, mirëpo me atë rast duhet pasur parasysh që ekzistojnë artikuj të cilët duhet shmangur derisa fëmija t’i mbushë së paku një vit, transmeton Telegrafi.
Mjalti
Mjalti duhet shmangur për shkak që mund të zhvillojë butolizmin. Butolizmi është i rrallë, mirëpo sëmundja e rëndë të cilën e shkakton bakteri anaerob “Clostridium botulinum” i cili krijon spore dhe helm toksik, ndërkaq pasojat për beben e cila nuk e ka mbushur një vit janë serioze.
Gjalpi i kikirikut
Ky produkt mund të shkaktojë reaksione serioze alergjike. Pos alergjive, gjalpi i kikirikut është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak se është materie e dendur dhe e ngjitshme, e cila mund të shkaktojë ngufatje.
Kripa
Bebja nuk duhet të hajë ushqim të njelmët. Veshkat e fëmijës njëvjeçar nuk janë mjaftueshëm të zhvilluara për t’u përballur me sasi të mëdha natriumi, andaj është me rëndësi shmangia e kripës. Gjithashtu duhet pasur parasysh që i gjithë ushqimi i përpunuar përmban sasi të caktuara kripe andaj këtë ushqim duhet shmangur.
Rrushi
Rrushi është i mirë për vogëlushët, mirëpo vetëm kur rriten pak më shumë. Madje edhe pse rrushin e prisni përgjysmë, këtë artikull duhet shmangur.
Çokollata
Secila bebe do të donte të merrte një pjesë të vogël çokollate. Edhe pse mendoni që kjo nuk është ide e keqe, kujtohuni që në çokollatë ka kafeinë dhe qumësht, që fëmijët më të vegjël se një vit vështirë e tretin.
Karota e freskët
Si edhe rrushi, madhësia dhe ngurtësia e karotës së freskët paraqet rrezik të madh nga ngufatja për fëmijët e vegjël. Mënyra më e sigurt për konsumim të karotës është kur ajo është e zier.
Kokoshkat
Edhe pse janë krokante, të shijshme dhe mund të jenë të shëndetshme, ekziston rreziku serioz nga ngufatja. Kurrë mos i jepni kokoshka fëmijëve të cilët ende nuk e kanë mbushur një vit.
Bonbonet e forta
Bonbonet, duke përfshirë edhe lëpiskat, më së miri është të mos i jepen derisa fëmija të arrijë moshën kur mund t’i lajë dhëmbët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë