Nëse në raportet e komplikuara mashkull-femër pyesni se pse gjërat kanë marrë tatëpjetën, ndoshta nuk është keq që përgjigjen ta kërkoni te këndvështrimi i mashkullit
Shumica e femrave gjatë jetës janë gjendur në situata kur përnjëherë kanë qenë të refuzuara ose të braktisura, pa arritur ta kuptojnë arsyen. Mirëpo, shumica prej tyre as që janë të vetëdijshme për veprimet e që bëjnë, si p.sh. shprehi të tmerrshme që bezdisin, sharjet ose imponimi i vullnetit te tyre ndaj gjinisë më të fortë.
Të gjithë këto gjëra mund ta largojnë mashkullin nga femrat, ndërsa Dejvid Gud në librin “The Man Code: A Woman’s Guide to Cracking the Tough Guy”, ua zbulon damave në mënyrë precize sekretet e mendjes mashkullore, duke përfshirë edhe cilat shprehi, më shumë nga të gjitha, e detyrojnë mashkullin të ikë.
Tek ata alarmi për “ikje” jo rrallëherë aktivizohet, të themi, në situatat në vazhdim:
Dëshironi që ta ndryshoni. Femrat shpesh futen në lidhje me pritshmëritë se mashkulli do të ndryshojë disa gjëra. Nëse ai i bën ato ndryshime, dobinë e tyre duhet ta peshoni mirë. Ajo mund t’ju përplaset në kokë, sepse nëse dëshironi që ai të heqë dorë nga të gjitha gjërat që e gëzojnë në jetë, ndoshta mund të vijë në përfundimin që më mirë të mos jetë me ju.
Bezdisja për gjëra të parëndësishme. Romanca është si loja në poker, është më mirë t’i ruani emocionet. Meshkujt u japin rëndësi temave të përgjithshme, ndërsa femrat kapen për vogëlsira. Në veprimet e tij kryesisht nuk ka qëllime të fshehta.
Seks në takimin e parë. Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Nëse femra në takimin e parë ofron seks, sigurisht secili mashkull do ta shohë me vërejtje këtë gjë. Femra e cila ikën duke lënë vetëm një puthje për natën e mirë dhe e lë mashkullin të presë, do të jetë më shumë atraktive. Dorën në zemër, edhe ky “rregull” i ka përjashtimet e veta.
Përsëritjet e gjërave derisa e humbin kuptimin. Femrat për dashurinë duhet të flasin “qetë”. Me fjalë të tjera, kjo është ajo që duhet të bëni veçanërisht kur askush nuk ju shikon, kur e merrni për dore me dëshirën për t’i thënë se gjithçka do të jetë në rregull. Nëse tërë kohën thoni “të dua”, ato fjalë do të humbasin kuptimin.
Jolojaliteti. Të jesh e dhënë pas tij është gjithçka, deviza kryesore e jetës së mashkullit. Nëse femrat nuk janë të dhëna (përkushtuara) ndaj shoqeve të tyre, kjo i flet mashkullit se të tilla do të jenë edhe ndaj tij.
Nuk ndihet si mbrojtës. Sikurse femra që dëshiron të ndjehet e përkujdesur dhe e mbrojtur, po ashtu edhe mashkulli dëshiron të dijë se ai është shkaktari që ju ndjeheni e tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë