Me këto shtatë truqe truri juaj mund të punojë më shpejt dhe do të jeni më të mençur

Këto janë disa truqe dhe këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që shpejt dhe mirë të mbani në mend dhe të bëheni më të mençur
Aftësia që të mësojmë është njëra ndër karakteristikat më të rëndësishme të cilat i posedojmë si qenie njerëzore.
Shfrytëzoni dritë më të fortë
Në hulumtimin e paradokohshëm të Universitetit të Miçiganit, brejtësit të cilët i janë ekspozuar dritës së fortë kanë treguar rezultate dukshëm më të mira me rastin e zgjidhjes së detyrave të caktuara, nga ata të cilët kanë qenë të ekspozuar dritës së errësuar dhe kanë qenë më të mirë madje për 30 për qind, transmeton Telegrafi.
Shikoni gjelbërimin
Disa hulumtime të ndryshme kanë treguar që dalja në natyrë mund të përmirësojë zgjidhjen kreative të problemit madje për 50 për qind. Madje edhe nëse nuk keni kohë që të dilni në natyrë, studimet e tjera kanë treguar që thjesht shikimi fotografive nga natyra rrisin kujdesin dhe aftësinë që të përfundojmë detyrat pa gabime. Shëtisni nëpër park pas drekës, apo vetëm shikoni nga dritarja…
Djersituni
Madje edhe vetëm një ushtrim i lehtë mund të çojë deri në ndryshime pozitive psikofizike, stërvitja e shkurtër mund të përmirësojë memorien dhe mësimin, gjë që është rezultat i qarkullimit së shpejtë të oksigjenit në tru, thonë ekspertët.
Dashurohuni
Studimet e paradokohshme kanë treguar që personat e moshuar të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale së paku një herë në javë, kanë treguar rezultate më të mira në teste të aftësive verbale. Hulumtuesit thonë që për këtë me siguri meritë kanë dopamina apo oksitocina të cilat lirohen pas seksit.
Rrezituni në diell
Vitamina D, ose “vitamina e Diellit”, e cila gjendet në qumësht dhe në mish peshku, ndikon pozitivisht në përqendrimin tonë, por edhe në shpejtësinë e përpunimit të informacioneve.
Shkoni të flini gjumë më herët
Tashmë e dini që truri jua është i ngadalësuar dhe i lodhur kur jeni të pagjumë, mirëpo a e keni ditur që shkuarja në shtrat para mesnate “pastron” trurin nga mbetjet toksike të cilat janë akumuluar gjatë kohës që keni qenë zgjuar. Fondacioni kombëtar britanik i gjumit rekomandon shtatë deri në nëntë orë gjumë për të rriturit.
Mbani shënime, mos i shtypni në letër
Ndoshta nuk do të dukeni modernë dhe bashkëkohor, si të tjerët përreth jush të cilët para vetes kanë kompjuterë, mirëpo do të bëni shumë mirë për trurin tuaj nëse shënimet i shkruani me laps në letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Gjithçka që duhet të dini për vitaminat B

Rëndësia e kalciumit dhe ushqimet ku gjendet

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?