LAJMI I FUNDIT:

Këto janë zv. ministrat e Aleancës për Shqiptarët në Qeverinë e re të Maqedonisë

Këto janë zv. ministrat e Aleancës për Shqiptarët në Qeverinë e re të Maqedonisë

Më herët u paralajmërua se sonte pritet që të finalizohen kandidaturat për stalionin e dytë dhe të tretë të qeverisjes së re të Maqedonisë, nga radhët e BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këto dy parti, Aleancës për Shqiptarët i takojnë dy poste të zv. ministrave, dy sekretarë shtetërorë, si edhe disa drejtorë. Deri tani janë përcaktuar emrat e zv. ministave.


Burime të Telegrafit Maqedoni brenda Aleancës për Shqiptarët konfirmojnë se Remzi Memedi nga Kërçova do të jetë zv. ministër për Transport dhe Lidhje, kurse Arta Toçi do të jetë zv. ministre për Punë të Jashtme, si edhe zv. ministër i Punë dhe Politik Sociale, Elmi Aziri. Ende nuk janë përcaktuar emrat e sekretarëve shtetërorë dhe drejtorëve nga kjo Aleancë./Telegrafi/