Në vitin 2010, History Channel ka publikuar një listë të aeroporteve më ekstreme në mbarë botën, duke u bazuar në terrenin e rrezikshëm dhe ndërtimin e dobët të pistës.

Shumë nga këto janë aeroportet më të rrezikshme, por jo të gjitha, pasi “ekstreme” është një klasifikim më i gjerë se sa të rrezikshme.


Pra, cilat aeroporte janë vërtetë më të rrezikshmet? Lukla Airport, Nepal

Aeroportet 1

Pista e gjatë vetëm 0.60 km e këtij aeroporti përfundon nga një gardh, për mbrojtje nga shkëmbi malor. Vetëm helikopterët dhe aeroplanët e llojit Twin Otter mund të zbresin në të.

Aeroporti International Toncontin, Honduras

Aeroportet 2

Veçanërisht në mot me shi shpesh, qasja në pistën e këtij aeroporti është më e vështira në botë - për të gjithë avionët, duke pasur parasysh terrenin malor dhe një nga pistat më të shkurtra në botë. Distanca për ulje është 1.6 km, dhe pilotët mund t`a gjejnë veten të papërgatitur për ulje të shpejtë dhe për të luftuar erën. Dhjetë aksidente dhe 160 vdekje kanë ndodhur në këtë pistë.

San Diego International, SHBA

Aeroportet 3

Gjashtë aksidente kanë ndodhur këtu. Rrethuar nga male në anët veriore dhe lindore të aeroportit, erëra të forta dhe me pretendimet e Meksikës se i takon hapësira ajrore në jug ky vend është aeroporti i tretë më i rrezitëm në botë.