Këto janë shtatë skuadrat angleze që përfitojnë më së shumti nga sponsorët e fanellave (Foto)

Chelsea ditë më parë ka nënshkruar kontratë me gjigantin e veshmbathjeve ‘Nike’, ku do t’i prodhojë fanellat e klubit nga Londra për 10 vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshje do të fillojë të zbatohet nga stinori i ardhshëm 2017/18, dhe me këtë nënshkrim londinezët do të përfitojnë 60 milionë funte në stinor.
Por edhe me marrëveshjen e re Chelsea do të mbetet e dyta, pasi Manchester United është skuadra angleze që përfiton më së shumti nga sponzorimi i fanellave nga Adidas.
‘Djajtë e Kuq’, marrin 75 milionë funte në stinor nga kompania gjermane ‘Adidas’.
Ndërkohë në pozitën e tretë ndodhet Arsenal që vishet nga ‘Puma’ dhe fiton 30 milionë funte në stinor.
Vendin e katër e mbanë Liverpool me 25 milionë funte në stinor nga New Balance, ndërsa Manchester City fiton vetëm 12 milionë funte në stinor nga Nike. /Telegrafi/





























































