LAJMI I FUNDIT:

Këto janë markat më të shitura të veturave sipas vendeve

Këto janë markat më të shitura të veturave sipas vendeve

Edhe këtë vit, ne ju sjellim një përmbledhje të markave më të njohura të veturave sipas vendeve.

Prioritetet, por edhe preferencat për një markë të caktuar ndryshojnë nga vendi në vend, kështu që markat nga Grupi VW janë rregullisht më të njohurat në rajonin tonë, ndërsa bota ende ‘sundohet’ nga një gjigant japonez.


Gjithashtu, në varësi të madhësisë së vendit, nevojat për një lloj të caktuar makine ndryshojnë.

Ky infografik i siguruar nga Visual Capitalist është nënshkruar nga Budget Direct Car Insurance dhe bazohet në rezultatet e shitjeve të vitit 2019.

Edhe një vështrim i parë në grafikë zbulon se Toyota është padyshim marka më e popullarizuar në botë. Toyota është marka më e shitur në 41 vende. Vlen të përmendet këtu se Toyota Corolla ishte gjithashtu modeli më i shitur në botë, dhe fitoi titullin më të shitur në pesë vende. Sidoqoftë, mbreti i vërtetë është Toyota Hilux, e cila është më e shitura në 16 vende të botës, dhe është veçanërisht e popullarizuar në hemisferën jugore.

Kur bëhet fjalë për rajonin tonë, gjërat dihen.

Sipas këtij sondazhi në Kosovë duket se vetura më e shitur është Dacia Sandero, në Slloveni, vetura kombëtare është Renault Clio, dhe Kroacia, BiH dhe Serbia kanë një të preferuar, Skoda Octavia, ashtu si shumica e vendeve të Evropës Qendrore. Kurse për Shqipërinë nuk ka të dhëna zyrtare. /Telegrafi/