LAJMI I FUNDIT:

Këto janë këshillat për qytetarët e Maqedonisë që mos të kaplohen nga zjarri

Këto janë këshillat për qytetarët e Maqedonisë që mos të kaplohen nga zjarri

Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që qytetarët të sillen në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme me qëllim që të parandalohet paraqitja e zjarreve, si shkak i temperaturave të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Të mos ndizet zjarr në hapësira të hapura, të mos hidhen shishe qelqi dhe ambalazhe të tjera prej qelqi, të mos hidhen filterë të cigareve, të mos deponohen materiale të cilat janë vetëdjegëse dhe djegëse (benzinë, naftë, gaz) dhe rregullisht të kontrollohen dhe mirëmbahen instalacionet dhe pajisjet të cilat mund të jenë shkak për krijimin e zjarreve’, kumtoi Komuna e Gjorçe Petrovit.


Pronarët e pronës private, ku komuna nuk ka kompetenca për të intervenuar, ta mirëmbajnë oborrin e tyre dhe parcelën që të mos vijnë deri tek zjarret. Çezmat publike janë ripërtërirë dhe janë në funksion, ndërsa defektet, siç thuhet, hiqen rregullisht.

Qytetarët, zjarret mund t’i paraqesin në numrin e telefonit 193. /Telegrafi/