LAJMI I FUNDIT:

Këto janë gënjeshtrat që i themi pothuajse çdo ditë

Këto janë gënjeshtrat që i themi pothuajse çdo ditë

Këto gjëra që ia themi vetes dhe tjerëve janë imtësi, por megjithatë mund të kenë ndikim negativ në jetën e juaj. Revista “Cosmopolitan” ka bërë një listë të tetë deklaratave që thjesht nuk janë të vërteta.

“Nuk mundem”.


E përse? Çfarë ju pengon? E pengoni ju veten e juaj. Askush tjetër. Mbase e vërteta është se nuk doni?

“Nuk e meritoj”.

Kush e thotë atë? Mos ia lejoni askujt të ketë aq ndikim, që t’ju bindë se nuk meritoni diçka. Për çdo mëngjes ngrihuni dhe dilni para pasqyres, duke ia kujtuar vetes se sa shumë keni punuar për gjërat e mira. Po, i meritoni ato.”

“Nuk mund t’ia jap vetes luksin”.

Mund t’ia jepni jepni vetes luksin, po qe se keni vendosur ta bëni atë gjë. Por kjo do të nënkuptoj se duhet të sakrifikoni në disa aspekte tjera. Ndërrojeni këtë frazë me atë tjetrën, “kam prioritete tjera”.

“Nuk kam mjaft…”

…para, miq, rrobe. Esenca nuk duhet të jetë synimi i gjërave që nuk i keni, por mirënjohja për gjërat që tashmë i keni.

“Nuk kam kohë mjaftueshëm”

Keni po aq kohë sa tjerët. E si atëherë disa tjerë i arrijnë të gjitha që duan? Ata planifikojnë përpara dhe nuk humbin kohë duke u marrë me tjerët.

“Po mërzitem”

Natyrisht se do të mërziteni, nëse rrini ulur dhe nuk bëni asgjë. /Tentenja