LAJMI I FUNDIT:

Këto janë arsyet se përse barku juaj qëndron i fryrë

Këto janë arsyet se përse barku juaj qëndron i fryrë

Barku i fryrë është një dukuri që zakonisht ndodh pasi të hani ushqim shumë, mirëpo te shumë njerëz, barku qëndron gjithmonë i fryrë.

Telegrafi i sjell për ju arsyet për këtë problem shëndetësor dhe metodat se si ta zgjidhni atë.


Nuk pini ujë mjaftueshëm

Shumë probleme shëndetësore shfaqen për shkak se trupi nuk qëndron mjaftueshëm i hidratuar, e kjo zakonisht ndodh nëse pini shumë kafe dhe alkool. Kur trupi jonë privohet nga uji, ai fillon të përdor lëngjet tjera dhe kësisoj fryrja e stomakut shkaktohet nga mbajtja e lëngjeve.

Për këtë arsye ju duhet të filloni të pini shumë ujë.

Kapsllëku

Ndër problemet kryesore është edhe kapsllëku, që do të thotë se ju duhet të shtoni fibra në dietën tuaj.

Mos hani bukë të bardhë, hani manaferra dhe pini shumë lëngje.

Hani shpejt

Kur ushqimi është duke u gëlltitur, trupi fillon ta përpunoj atë më ngadalë dhe kështu mund të shfaqet edhe fryrja e barkut. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të hani ushqimin në copa të vogla për t’ju shmangur problemeve tjera shëndetësore.

Karbohidratet

Shkaktar tjetër i fryrjes së barkut mund të jetë edhe ngrënia e tepërt e karbohidrateve dhe kjo mund të zgjidhet vetëm duke ngrënë ushqime që kanë pak karbohidrate.

Gjithashtu, zëvendësojeni sheqerin dhe alkoolin me pemë dhe perime. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori