Yje të mëdha të futbollit si Diego Maradona, Ryan Giggs, Luis Suarez dhe John Terry janë përfshirë në gjëra jo të këndshme gjatë jetës së tyre.

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry është përfshirë në një skandal me shokun e skuadrës, Wayne Bridge, të cilit ia kishte ngacmuar gruan.


Rast të njëjtë të errët, por edhe më të tmerrshëm pati legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili kishte një aferë tetë vjeçare me gruan e vëllait të tij.

Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona refuzoi të bëjë një test të ADN-së për plot 30 vjet për birin e tij.

As sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez nuk i shpëton kësaj liste, pasi ka qenë i përfshirë në tre kafshime të futbollistëve gjatë ndeshjeve.

Në listë përshihen edhe futbollistët anglez, Adam Johnson, që ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe sulmuesi Andy Caroll, i cili ka dënime të shumta me agresivitet ndaj femrave dhe njerëzve./ /Telegrafi/

telegrafi sport app