Në të gjithë e dimë se një marrëdhënie në distancë është paksa e vështirë apo jo? Mirëpo, ka edhe disa gjëra pozitive që mbase ju nuk i keni menduar pasi shqetësoheni gjithmonë për kilometrat që ju ndajnë.
Ajo çfarë duhet të bëni është të mendoni pozitivisht dhe të lexoni të mirat e një marrëdhënie në distancë. Na besoni, ka edhe disa “përfitime”:
Nuk mërziteni asnjëherë nga njëri-tjetri
Ju nuk mërziteni asnjëherë nga njëri-tjetri apo jo? Ju nuk kaloni kohë mjaftueshëm së bashku që të mërziteni. E mira e marrëdhënieve në distancë është se nuk keni kohë mjaftueshëm për zënka edhe për mërzitje, pasi atë kohë që jeni bashkë mundoheni ta kaloni sa më mirë.
Zakonet e mërzitshme të partnerit nuk ju shqetësojnë
Për shumicën e çifteve, njëri nga partnerët ka një zakon të tmerrshëm që e çmend komplet tjetrin. Mirëpo, kur jeni në një lidhje në distancë, nuk ju bie shumë rasti të ndesheni me këtë “zakon” aspak të këndshëm të partnerit. Në fakt aq pak kohë sa mund të kaloni së bashku, as nuk e vini re. Zakonet e mërzitshme në përgjithësi vihen re kur takoheni me dikë rregullisht. Prandaj, jini mirënjohës që kjo gjë nuk ndodh në marrëdhënien tuaj.
Është gjithmonë diçka e re dhe interesante
Për çiftet që janë gjithmonë bashkë, nuk ka gjëra të reja ose surpriza. Ndërsa nëse jeni në një marrëdhënie në distancë, çdo takim, çdo fundjavë së bashkë, madje edhe çdo bisedë është e veçantë. Ju me siguri ndjeni flutura në stomak sa herë e shikoni dhe mezi prisni momentin që ta takoni. Shumë njerëz e adhurojnë këtë ndjesi.
Seksi është i mrekullueshëm
Çiftet që e kanë lidhjen e tyre në distancë kanë edhe një tjetër anë të mirë në lidhjen e tyre. Seksi është gjithmonë interesant dhe të dy e shijojnë shumë duke qenë se ju ka munguar. Gjithë mallin që kanë për njëri-tjetrin e shprehin në një ditë ose disa ditë që mund të qëndroni së bashku. Epo ky është një bonus i madh i lidhjeve në distancë.
Keni hapësirën që ju duhet
Marrëdhënia në distancë është pozitive edhe për një arsye tjetër: Ju keni më shumë hapësirë në jetën tuaj për karrierën, familjen ose miqtë. Fakti që nuk e shikoni çdo ditë partnerin ju jep mundësinë të punoni më shumë, të qëndroni më shumë me familjen dhe t’u përgjigjeni gjithmonë miqve në telefon.
Është gjithmonë romantike
Marrëdhëniet në distancë i bëjnë njerëzit akoma edhe më të ndjeshëm. Mungesa e madhe që të shkakton largësia e bën akoma edhe më romantik takimin mes një çifti në distancë. Ata ëndërrojnë gjatë gjithë kohës për momentin që do të takohen dhe kjo gjë është vërtet romantike: që të jesh pjesë e mendimeve të dikujt për 24 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat
Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport
Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'