LAJMI I FUNDIT:

Këto bukuroshe janë shpallur manekinet më të mira në botë për rroba banje

Këto bukuroshe janë shpallur manekinet më të mira në botë për rroba banje

Nëna e një fëmije është gjendur në majë të listës së sivjetme

Pas ndarjes nga aktori holivudian, Bradley Cooper, për Irina Shayk janë disa javë të rënda, mirëpo 33-vjeçarja është pikërisht e nominuar për manekinen më të mirë në botë për rroba banje, para manekineve Alessandra Ambrosio dhe Emily Ratajkowski, transmeton Telegrafi.


Është zbuluar që Irina fiton deri në 60.000 funte për një publikim në Instagram, ku pozon për brendin Louis Vuitton dhe brendin kult të rrobave të banjës Hunz G.

View this post on Instagram

A post shared by irinashayk (@irinashayk) on Jun 8, 2019 at 10:14am PDT

Nëna e një fëmije është gjendur në majë të listës së sivjetme “Queens of Swimwear”, të cilën e ka përpiluar kompania për prodhimin e rrobave dhe të rrobave të banjës “Bluebella” dhe e cila ka vlerësuar se sa kanë ndikim yjet në rrjetet shoqërore.

“Engjëlli i Victorias”, Alessandra Ambrosio (38) zë vendin menjëherë pas Irina Shayk. Bukuroshja braziliane fiton mesatarisht rreth 150.000 like për një publikim në Instagram. Ajo sivjet ka iniciuar brendin e vet të rrobave të banjës GAL Floripa.

View this post on Instagram

A post shared by Alessandra Ambrosio (@alessandraambrosio) on Jun 18, 2019 at 4:53am PDT

Emily Ratajkowski (28), e cila i ka 23,3 milionë ndjekës në Instagram, është e treta në listë. Edhe pse mesatarisht fiton për një publikim rreth dy milionë like, për këtë manekine nuk konsiderojnë që ka aq ndikim, sepse një pjesë të madhe të ndjekësve të saj e përbëjnë meshkujt…

View this post on Instagram

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on Jun 7, 2019 at 12:57pm PDT

Kjo është lista komplete:

1. Irina Shayk

2. Alessandra Ambrosio

3. Emily Ratajkowski

4. Ashley Graham

5. Candice Swanepoel

6. Rosie Huntington-Whiteley

7. Jasmine Tookes

8. Lais Ribeiro

9. Nina Agdal

10. Lupe Fuentes

/Telegrafi/