LAJMI I FUNDIT:

Këto 13 vetura e kapin vlerën e 50 milionë dollarëve

Këto 13 vetura e kapin vlerën e 50 milionë dollarëve

Megjithëse koleksione të tilla parkohen rregullisht në garazhe me ajër të kondicionuar larg syve kureshtarë, ky koleksion qëndron përkohësisht jashtë.

Video u regjistrua nga “vloggeri” effspot, i cili koleksionin në zonën e aeroportit të Los Anxhelosit.


Shihen dhe identifikohen 13 makina hiper sportive. Në kompaninë e larmishme, në rreshtin e parë janë Porsche 918 Spyder dhe dy McLaren, Sabre dhe Speedtail, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pas është Porsche 911, dhe pranë saj Pagani Huayra dhe Lamborghini Centenario.

Më tej, mund të shihni disa ekzemplar të Koenigsegg, Ford GT, LaFerrari dhe një Bugatti Chiron. Koleksioni përmbyllet nga Aston Martin One-77.

Kur mblidhet vlera e të gjitha veturave, shifra e tyre shkon mbi 50 milionë dollarë, një shifër kjo që ky koleksion do ta fitonte lehtësisht në ankand.

Historia që qëndron pas këtij koleksioni nuk dihet, nëse ishte një ndryshim i pronarit apo koleksioni sapo u zhvendos në një vend të ri, por një gjë është e sigurt, dhe kjo është se ky thesar automobilistik nuk do të qëndrojë në të hapur për shumë më gjatë. /Telegrafi/