Në këtë vit janë konfirmuar 250 raste të kancerit të gjirit në Kosovë. Gratë, të cilat po atakohen me sëmundjen e kancerit të gjirit e kanë të vështirë procesin e shërimit. Përveç pritjeve të gjata për ekzaminime, institucionet publike ku ato i marrin shërbimet kanë mangësi të ndryshme, duke filluar nga mungesa e stafit.
E institucionet po kritikohen se sytë po i drejtojnë nga pacientët vetëm gjatë muajit simbolik kundër kancerit të gjirit.
Është viti i 13-të prej kur ka nis të organizohet ecja tradicionale për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Megjithatë këtë vit nuk do mbahet, për shkak të gjendjes me pandeminë, dhe rrezikut të përhapjes së COVID-19. Tetori i njohur si muaj rozë, shënon muajin ndërkombëtarë të luftimit të kësaj sëmundje.
Gruaja që e luftoi vet kancerin, thotë për KosovaPress, se çdo e dhjeta grua është e rrezikuar të atakohet me këtë sëmundje. Nafije Latifi, e cila është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, tregon se janë mbi 200 raste të cilat janë konfirmuar me kancer të gjirit deri në këtë muaj.
“Çdo vjet përafërsisht atakohen rreth 340 gra. Sivjet deri në këtë muaj i kemi 250 gra të atakuara, raste të reja. Të tjera mbijetojnë vite me radhë dhe ne nuk kemi ndonjë statistikë, apo të dhënë se sa prej tyre mbijetojnë për sa vjet, dhe sa tjera e humbin betejën me sëmundjen. Sepse statistikat janë dobësi në çdo lëmi në Kosovë, prandaj edhe ne nuk i kemi”, thotë ajo.
Gratë që tashmë kanë nisur betejën e luftimit të kësaj sëmundje, po përballen edhe me pritje të gjata për trajtim të saj. Latifi thotë se edhe në takimet që ka pasur së fundmi me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar që të paktën këtë muaj të punohet për eliminimin e këtyre pritjeve.
“Shoqëria civile mund të bëjë kaq, të informoj dhe të ndërgjegjësoj popullatën-gratë për këtë sëmundje. Janë institucionet ato që duhet të bëjnë më shumë. Ne kemi Institutin onkologjik që tani mungon edhe lokali, mungon edhe stafi i mjaftueshëm, mungojnë barnat vazhdimisht. Prandaj, ai personel që punon aty me përkushtim aq të madh, me një vullnet të paparë ndaj pacientëve, nuk mund ta kryejë në mënyrë optimale gjithë punën e saj. Ne përveç tjerash kemi mungesa të shumta për pacientët. Përveç stafit jo të mjaftueshëm, aparaturës për diagnostikim sidomos dhe trajtim e barnave, kemi edhe nevoja të tjera”, thekson Latifi për KosovaPress.
Thekson se ato që po kërkohen për pacientet, më shumë po sigurohen nga donacionet e shoqatat.
“Kemi mungesë të mëdha si të parukeve, protezat gjoksore, të cilat ne për vite me radhë jemi munduar me i sigurua përmes ambasadave, shoqatave, njerëzve vullnet mirë. Kjo duhet të jetë në sistem, e përhershme. Jo të pritet vullneti për një sasi. Kurrë nuk mjaftojnë ato që i shpërndajmë, dhe në vërtetë me zemër të thyer, çdo herë ndahemi me gratë të cilat nuk arrijnë t’i marrin për shkak të numrit të kufizuar të donacioneve”, deklaron Latifi.
Sipas saj, institucionet po drejtojnë sytë nga pacientet vetëm gjatë këtij muaji simbolikë, për çka ajo kërkon edhe kujdes më të madh.
“Prandaj kërkesa jonë ndaj institucioneve që përsëritet për vite me radhë, në çdo tetor, ne këto kërkesa i bëjmë vazhdimisht por bartësit e institucioneve na i vnojnë mendjen vetëm kur është tetorit, dhe kur është njëfarë simbolike e kthimit të syve ndaj pacientëve”, shton ajo.
Ky muaj simbolik këtë vit do të shënohet ndryshe. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, thekson se për të mos rrezikuar shëndetin e grave, këtë tetor nuk do të mbahen ligjëratat e zakonshme e tubimet për ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje.
“Për të mos rrezikuar shëndetin e popullatës kemi vendosur që të mos bëjmë tubime, mos të mbajmë ligjëratat e zakonshme nëpër komuna, nëpër mjedise të ndryshme ku kemi shkuar me ekspertë mjekësorë dhe i kemi informuar gratë se si mund të zbulohet dhe si të trajtohet kjo sëmundje. Sivjet ato nuk do të jenë më. Ecja tradicionale për herë të 13-të për fat të keq nuk do të mbahet sepse nuk vlen rrezikimi i jetës së pacientëve. E dihet që kategoria e grave me kancer është ndër kategoritë më të rrezikuara dhe nuk do të bëjmë tubime mu për këtë qëllim që të mos rrezikojmë gratë nga infeksioni COVID-19”, thekson ajo.
Drejtoresha e “Jeta Vita”, Nafije Latifi u ka bërë thirrje grave që të bëjnë kontrolle, dhe të paraqiten te mjeku. Sipas saj, zbulimi i hershëm është jetë për secilën grua. Gjatë këtij muaji do të shpërndahen maskat me simbolikën e kancerit të gjirit , të cilët do të shpërndahen në sheshet e kryeqytetit dhe Institutin Onkologjik. Po ashtu, do të dekorohen më shumë se 90 drunj të shesheve me fjongo roze.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker