Këtë vikend organizohet edicioni i 4-të i garës së NASA në Prishtinë (Foto)
Në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), prej 19-21 Tetor organizohet edicioni i katërt i garës prestigjoze NASA Space Apps. Në vitet e kaluara, projektet nga Kosova fituan çmimin “People’s Choice Award” (NatEv më 2015), dhe u renditën në Top5 për përdorimin më të mirë të të dhënave (Heliox më 2017).
NASA Space Apps është garë ndërkombëtare 48-orëshe e cila organizohet në qytete të ndryshme nga e mbarë bota, dhe ju ofron pjesëmarrësve të dhënat e hapura të NASA-së, me qëllim të krijimit të projekteve inovative në robotikë, vizuelizim të të dhënave, hardware, aplikacione dhe dizajn.
Tema për vitin 2018 është “Planeti Tokë dhe gjithësia” dhe përbëhet nga 6 kategori dhe 25 nënkategori. Kliko KËTU për të gjitha informatat në lidhje me kategoritë e edicionit 2018. Të gjithë garuesit duhet të regjistrohen individualisht në KËTË link, më largu deri të mërkurën, më 17 Tetor, në mesnatë. Garuesit mund të identifikojnë anëtarët dhe të krijojnë ekipet paraprakisht, ose të formojnë ose bashkohen me ekipe tjera (varësisht nga kualifikimet dhe nevoja), në hapje të garës.
Për dallim prej edicioneve të kaluara, NASA Space Apps Prishtina nga ICK & Sentry Cyber Security vjen me “data bootcamp” para fillimit zyrtar të garës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të ekipeve në përdorimin e të dhënave, rregullave të garës, kritereve të përzgjedhjes dhe zhvillimin e projekteve garuese. Gjatë “data bootcamp”, pjesëmarrësit poashtu do të njoftohen me mentorët, stafin dhe partnerët.
Mysafire speciale e garës do të jetë znj. Lena Delchad, Udhëheqëse e Zhvillimeve Globale, nga selia qendrore e NASA Space Apps, nga SHBA.
Aktiviteti mbështetet nga Ambasada e Suedisë dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel