LAJMI I FUNDIT:

Me këtë trening muskujt e vitheve do t’ju rriten deri në maksimum!

Me këtë trening muskujt e vitheve do t’ju rriten deri në maksimum!

Trening për pjesën e poshtme të trupit i cili ndikon në glutueset nga tri kënde

Këtë trening e quajmë ‘shkatërrues i glutuesit’. Jo vetëm që vepron në gluteus maximus – muskulin më të madh të vitheve, por ‘rrënon’ edhe muskujt medius dhe minimus.


Tri lëvizje të cilat mund t’i shikoni në videon e bashkëngjitur, kanë efekt në ije nga tre kënde të ndryshme: vertikale, horizontale dhe anësore, transmeton Telegrafi.

Treningu përbëhet nga variacione të ndryshme të përsëritjeve dhe diapazonit të lëvizjes për të stimuluar të gjitha fijet muskulore.

Qe se si praktikohet: Bëni çdo ushtrim njërin pas tjetrit pa pushim

1. Ngjitje ekscentrike në stol (zbritni 5 sekonda), 5 përsëritje në çdo anë.

2. Ngritja e ijëve në njërën këmbë me supe në ngritje, numër maksimal përsëritjesh në çdo anë.

3. Ecje anësore me shirit elastik rreth kyçeve, 2 minuta.

Ky është 1 raund. Bëni 3 deri në 5 raunde, me një pushim prej 1 deri në 2 minuta midis secilit raund.

/Telegrafi/