LAJMI I FUNDIT:

Këtë të premte, Cineplexx organizon eventin “Parents Night Out” me shumë shpërblime

Këtë të premte, Cineplexx organizon eventin “Parents Night Out” me shumë shpërblime

Cineplexx organizon eventin Parents Night Out këtë të premte, më 6 nëntor, në kinemanë në Prishtinë, ku do të dhurohen shumë shpërblime.

Cineplexx organizon eventin “Parents Night Out” me filmin 10 Days without Mom, në kinemanë në Prishtinë, me shumë shpërblime nga brende të ndryshme si Albi Market, Aztech Electronics si dhe Libraria Buzuku. Ky event do të fillojë nga ora 17:00, ndërsa biletat tashmë veçse janë në shitje dhe mund t’i bleni çdo ditë përmes aplikacionit ose direkt në kinema.

Filmi flet për Antoine, i cili është shefi i burimeve njerëzore të një kompanie të madhe. Kur gruaja e tij vendos të shkojë në pushime dhe ta lërë atë me përgjegjësinë e katër fëmijëve të tyre, ai mendon se do të jetë e lehtë. Por Antoine e ka nënvlerësuar rrëmujën që mund të bëhet gjatë përkujdesjes së fëmijëve.

Për këtë event, Cineplexx do t’i dhurojë 6 kupona në vlerë nga 40€ për furnizim me mallra të ndryshme tek Albi Market, 5 kupona në vlerë nga 40€ për Aztech Electronics si dhe 10x Libra nga Libraria Buzuku.

View this post on Instagram

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo) on Nov 4, 2020 at 6:35am PST

Biletat për këtë eventi mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni në APP Store ose në Playstore. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Artikull i sponzorizuar