LAJMI I FUNDIT:

“Këta janë specialistë, jo socialistë”

“Këta janë specialistë, jo socialistë”

Prej vitesh qarkullon një shprehje e vjetër e Pjetër Arbnorit se të majtët nuk ishin socialistë, por specialistë.

Sipas historianit Kastriot Dervishi, që shkruan në “55news”, kjo shprehje daton në vitin 1992, ku gjatë një udhëtimi në Bon të Gjermanisë, deputetët shqiptarë – duke mos ditur që transmetimi televiziv në dhomë ishte me pagesë – kishin rritur orët e konsumuara në televizor duke ndjekur programe pornografike.


“Një grup deputetësh të Kuvendit Popullor me në krye kryetarin Pjetër Arbnori ishin për vizitë në Bon. Pas disa ditësh qëndrim në hotel, erdhi radha e pagesës së hotelit. Në pagesë përfshihej edhe pagesa e televizorit të dhomës, gjë të cilën deputetët nuk e dinin. Gjatë kohës së qëndrimit në hotel, deputetët, të uritur për të parë programe pornografike, kishin rritur orët e pagesës televizive. Në çastin kur duhej bërë pagesa te sporteli i hotelit, Pjetër Arbnori mëson çfarë kishin bërë deputetët dhe lëshon batutën se këta ishin specialistë, duke i ftuar të kryenin pagesat sipas kërkesave të gjermanëve. Kjo batutë pastaj është zgjatur e interpretuar në vite për gjëra të ndryshme”, thotë ai.