LAJMI I FUNDIT:

Këta janë shkaktarët që jua vështirësojnë ereksionin!

Këta janë shkaktarët që jua vështirësojnë ereksionin!

Depresioni

Eksitimi seksual fillon në kokë dhe vazhdon poshtë…


Depresioni mund të shkaktoj probleme në dëshiron tuaj seksuale, gjë që shpien te problemet me ereksion.

Në mënyrë ironike, shumë ilaçe që përdoren për të shëruar depresionin mund të keqësojnë jetën seksuale, dhe e bëjnë më të vështirë për ju që të keni ereksion, transmeton Telegrafi.

Alkooli

Mund të mendoni se pak pije mund t’ju rrisin disponimin për seks, mirëpo konsumimi i alkoolit mund të ketë ndikim të keq te ereksioni.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se konsumimi modest i alkoolit, një apo dy pije në ditë, mund të kenë përfitime shëndetësore, si zvogëlimi i rreziqeve për sëmundje të zemrës.

Ilaçet

Përbërësit e ilaçeve mund të ndikojnë në performancën tuaj në shtrat.

Një listë e gjerë e ilaçeve të zakonshme mund të shkaktojnë probleme me ereksion, përfshirë ilaçet e shtypjes së gjakut, ato kundër dhimbjeve dhe antidepresuesit.

Edhe drogat e rrugës si kokaina dhe kanabisi mund të shkaktojnë probleme seksuale te meshkujt.

Stresi

Nuk është lehtë të eksitoheni kur keni shumë përgjegjësi në punë dhe shtëpi.

Zvogëloni stresin duke bërë ndryshime në stresin e jetës, si p.sh., ushtroni rregullisht, flini mjaftueshëm etj.

Zemërimi

Zemërimi bën që gjaku të shkoj në fytyrën tuaj, por jo në vendin që duhet kur bëni seks!

Nuk është lehtë të ndjeheni romantik kur jeni duke pëlcitur nga zemërimi, qoftë nëse jeni nervoz me partnerin apo jo.

Zemërimi kontribuon shumë keq në shtrat!

Shëndeti juaj

Shumë sëmundje të ndryshme shëndetësore mund të ndikojnë nervat, muskujt apo qarkullimin e gjakut që nevojitet për të pasur një ereksion.

Diabeti, shtypja e lartë e gjakut, lëndimet në bosht kurrizor etj., të gjitha kontribuojnë në problemet me ereksion. /Telegrafi/