Policia spanjolle ka zbuluar identitetin e personave përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils. Bëhet fjalë për Moussa Oukabir , Said Aalla dhe Mohamed Hychami dhe Younes Abouyaaquob.

Katër të dyshuarit të moshës 17, 18, 22 dhe 24 kanë prejardhje marokene shkruan La Vangardia, duke u thirrur në burime brenda policisë spanjolle, transmeton Telegrafi.


2 118

Tre nga katër të dyshuarit janë nga Ripoli, një qytet me 10 mijë banorë që gjendet rreth 100 kilometra nga Barcelona, derisa personi i katër si i dyshuar është nga qyteti katalunas Ribes de Freser.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur, se ekziston mundësia e madhe që shoferi i furgonit të jetë vrarë gjatë përleshjes me policinë në qytetin Cambrils. /Telegrafi/