Sot u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2017 të Qendrës për Studime Universitare ku diplomuan nëntë kadetë, të cilët pas katër vite studime tani morën gradën e nëntogerit.
Kadetët e diplomuar janë: Gëzim Avdiu, Petrit Loxha, Uvejs Suma, Saranda Lutfiu, Bardhyl Dugolli, Vilson Musaj, Shkelzen Dragusha, Nazif Fazliu dhe Albion Svrkaj.
Por, përveç diplomimit dhe gradimit si nëntogerë, falë sistemit të vlerësimit të kadetëve që ka FSK gjatë periudhës së tyre katërvjeçare të studimit, ka përzgjedhur Vilson Musajn si kadetin më të mirë të gjeneratës.
Në një prononcim për Telegrafin, Musaj ka deklaruar se diplomimi nga QSU është ndjenjë e papërshkrueshme.
“Padyshim se është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Gjatë katër viteve të studimit kemi kaluar nëpër sfida dhe mundime të ndryshme, por sot e realizuam qëllimin tonë. Nga sot jemi të gatshëm t’i marrim detyrat dhe përgjegjësitë e reja dhe gjithmonë do të jemi në shërbim të Atdheut dhe Forcës!”, tha Musaj.
Sa i përket çmimit të kadetit më të mirë të gjeneratës, Musaj thotë: “Çmimi i kadetit më të mirë të gjeneratës vetëm sa e ka bërë këtë ditë më të veçantë për mua sepse është vlerësuar puna dhe përkushtimi im gjatë këtyre katër viteve. Megjithatë, këtë çmim ua dedikoj të gjithë sakrifikuesve të lirisë dhe dëshiroj t’i falënderoj stafin e QSU-së, kolegët dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme.”
Vlen të ceket se në këtë ceremoni morën pjesë ministri në detyrë i FSK-së, Haki Demolli, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Gjeneral Enver Cikaqi, komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Giovanni Fungo, drejtori i NALT-it gjeneral brigade Dietmar Mosman, zv. Drejtori i NALT-it Mark Theobalt, ambasadorë të ndryshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'