Lojtarët kosovarë janë të ndarë në shtatë kombëtare të ndryshme nëpër Evropë.
Kosova tashmë është anëtare me të drejta të plota në UEFA, ndërsa tash e dy vite luan ndeshje miqësore me leje të FIFA-s.
Edhe pse në ekipin aktuale Kosova ka emra shumë mirë të futbollit që luajnë nëpër Evropës, si Samir Ujkani, Enis Alushi, Besar Halimi, Bernard Berisha, Bersant Celina, Loret Sadiku, Fanol Përdedaj e shumë të tjera, nëpër Evropë ka dhjetëra të tjerë që mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve tjera.
24 është numri i lojtarëve që luajnë në Kombëtaret A nëpër Evropë.
Te Kombëtarja kuqezi aktualisht luajnë hiq më pak se 14 lojtarë që janë me prejardhje nga Kosova.
Më i njohuri pa dyshim është Lorik Cana, ndërsa në kohën e fundit vend të pandërprerë kanë bërë dhe Mavraj, Berisha, Xhaka, Lenjani e Abrashi, shkruan Telegrafi.
Vendi i dytë me më shumë lojtarë nga Kosova është Zvicra, e cila u tregua armike për pranimin tonë në UEFA.
Behrami (Watford), Shaqiri (Stoke City), Xhaka (Borussia Moenchengladbach) e Tarashaj (Everton) janë pjesë e Zvicrës dhe pritet të marrin pjesë edhe në Kampionatin Evropian.
Dy lojtarë ka Norvegjia që luajnë vëllezërit Berisha, ndërsa nga një ka Mali i Zi ku luan Fatos Beqiraj (Dinamo Moska), Suedia ku luan Arbër Zeneli (Herennven), Belgjika ku luan Adnan Januzaj (Manchester United), dhe te Finlanda ku paraqitet Përparim Hetemaj (Chievo), transmeton Telegrafi.
Këtu nuk janë futur super talentet e rinj si Donis Avdijaj (Sturm Graz), Albian Avdijaj (Augsburg), Florent Kamberaj (GS), Dren Feka (Hamburg) e shumë të tjerë që kanë luajtur në grupmoshat e reja të Zvicrës e Gjermanisë.
Më grup moshat e shteteve evropiane luajnë dhjetëra futbollistë me prejardhje nga Kosova.
Në bazë të fjalëve të krerëve të FFK-së dhe përzgjedhësit Albert Bunjaku, për çdo lojtarë që ka lindur në Kosovë, ose ka prejardhje nga Kosova, do të ftohen, duke mos kursyer as ata të Shqipërisë.
Lexo po ashtu: Të mirat e pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA
Këto deklarata patën zemëruar shumë tifozë shqiptarë që janë fansa të Kombëtares shqiptare dhe janë nën monton, “Një Komb, një Kombëtarë”. /Telegrafi/
Shqipëri
Etrit Berisha (Lazio)
Lorik Cana (Nantes)
Mërgim Mavraj (Koln)
Taulant Xhaka (Basel)
Amir Abrashi (Freiburg)
Burim Kukeli (Zurich)
Emir Lenjani (Nantes)
Milot Rashica (Vitesse)
Amir Rrahmani (RNK Split)
Arlind Ajeti (Frosinone)
Valdet Rama (Munich 1860)
Alban Meha (Konyaspor)
Migjen Basha (Como)
Herolind Shala (Slovan Liberec)
Belgjikë
Adnan Januzaj (Manchester United)
Finlandë
Përparim Hetemaj (Chievo)
Mali i Zi
Fatos Beqiraj (Dinamo Moska)
Norvegji
Valon Berisha (Red Bull Salzburg)
Veton Berisha (Greuth Furth)
Suedi
Arbër Zeneli (Herennven)
Zvicër
Valon Behrami (Watford)
Xherdan Shaqiri (Stoke City)
Granit Xhaka (Borussia M.)
Shani Tarashaj (Everton)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak