Këta janë futbollistët që kanë asistuar më shumë këtë sezon në Ligën Premier

Kevin de Bryne është futbollisti me më shumë asistime gjatë këtij sezoni në Ligën Premier.
Sezoni i ri i Ligës Premier po ua mundëson shumë futbollistëve të qesin në pah talentin e tyre.
Ndër ta janë edhe ata që dhunti të tyre kanë shërbimin e bashkëlojtarëve me asistime, shkruan Telegrafin.
Njëri nga ta është mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bryne, i cili ka asistuar plot katër herë për shokët e skuadrës, duke u renditur i pari.
Pas tij renditen, Steven Defour, Adam Lallana, Dimitri Payet dhe Alex Iwobi me nga tri asistime. /Telegrafi/
Futbollistët me më shumë asistime në Ligën Premier: Kevin De Bruyne – 4 asistime Steven Defour – 3 asistime Adam Lallana – 3 asistime Dimitri Payet – 3 asistime Alex Iwobi – 3 asistime























































