LAJMI I FUNDIT:

Këta janë emrat e bordit të përkohshëm të drejtorëve të KRU ‘Mitrovica’

Këta janë emrat e bordit të përkohshëm të drejtorëve të KRU ‘Mitrovica’

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka marr vendim që të shkarkoj bordin aktual të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Me propozimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (NEPTINIS), Rozeta Hadari bordi duhet të zëvendësohet me një të ri në një periudhë 6 mujore.


Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka treguar emrat e bordit të ri të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

“U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU ‘Mitrovica’ Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje: z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,
– znj. Nora Ibishaga, drejtore, z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe z. Edin Hajdarpasic, drejtor”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po ashtu në këtë mbledhje u morën edhe disa vendime të tjera. /Telegrafi/