LAJMI I FUNDIT:

Këta janë celularët ku WhatsApp do të ndalojë së punuari duke filluar nga 1 janari

Këta janë celularët ku WhatsApp do të ndalojë së punuari duke filluar nga 1 janari

Pas 31 dhjetorit, WhatsApp do të ndalojë së punuari për miliona telefona me softuer të vjetëruar pasi zhvilluesit njoftuan një përditësim të madh të aplikacionit.

Nga 1 janari, njerëzit me modele të vjetra telefonash nga prodhuesit, përfshirë Apple dhe Samsung, do të duhet të bëjnë ubdate telefonat e tyre nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin e mesazheve, transmeton Telegrafi.

Ata që do të preken nga ky vendim do të marrin një mesazh paralajmërues përpara se WhatsApp të ndalojë së punuari, kështu që nuk ka nevojë të shqetësoheni për atë nëse do t’ju vijë papritmas.


Duke shpjeguar përditësimin – i cili prek mbi 40 modele telefonash – WhatsApp tha: “Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime.

“Për të zgjedhur se çfarë të mos mbështesim, çdo vit ne, si kompanitë e tjera të teknologjisë, shikojmë se cilat pajisje dhe softuere janë më të vjetrat dhe kanë numrin më të vogël të njerëzve që ende i përdorin ato.

“Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë, ose mund të mos kenë funksionalitetin e kërkuar për të përdorur WhatsApp-in.

“Përpara se të ndalojmë mbështetjen e sistemit tuaj operativ, do të njoftoheni drejtpërdrejt në WhatsApp para kohe dhe do t’ju kujtohet disa herë për ta bërë ubdate”.

Ndryshimi është i fundit në një varg të gjatë përditësimesh rutinë probleme me WhatsApp që rezultojnë që aplikacioni të mos jetë më i pajtueshëm me disa telefona dhe sisteme operative.

Në tetor, WhatsApp njoftoi në mënyrë të ngjashme një përditësim që do të nënkuptonte se aplikacioni do të ndalonte së punuari në softuer të vjetër.

Në një deklaratë në atë kohë, shpjegoi: “Për të vazhduar me përparimet më të fundit në teknologji, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra për t’i drejtuar burimet tona për të mbështetur ato më të fundit.”

Këtu është lista e plotë e modeleve që do të ndikojë përditësimi i 1 janarit:

iPhone 5, 5c

Archos 53 Platinum

Grand S Flex ZTE

Grand X Quad V987 ZTE

HTC Desire 500

Huawei Ascend D

Huawei Ascend D1

Huawei Ascend D2

Huawei Ascend G740

Huawei Ascend Mate

Huawei Ascend P1

Quad XL

Lenovo A820

LG Enact

LG Lucid 2

LG Optimus 4X HD

LG Optimus F3

LG Optimus F3Q

LG Optimus F5

LG Optimus F6

LG Optimus F7

LG Optimus L2 II

LG Optimus L3 II

LG Optimus L3 II Dual

LG Optimus L4 II

LG Optimus L4 II Dual

LG Optimus L5

LG Optimus L5 Dual

LG Optimus L5 II

LG Optimus L7

LG Optimus L7 II

LG Optimus L7 II Dual

LG Optimus Nitro HD

Memo ZTE V956

Samsung Galaxy Ace 2

Samsung Galaxy Core

Samsung Galaxy S2

Samsung Galaxy S3 mini

Samsung Galaxy Trend II

Samsung Galaxy Trend Lite

Samsung Galaxy Xcover 2

Sony Xperia Arc S

Sony Xperia miro

Sony Xperia Neo L

Wiko Cink Five

Wiko Darknight ZT

Kjo nuk do të thotë se WhatsApp do të ndalojë së punuari tërësisht në këta telefona të vjetër – thjesht do të thotë se kompania nuk do t’i mbështesë ata me përditësime. Pra, gabimet dhe problemet e tjera mund të shfaqen me kalimin e kohës pa ndonjë rregullim të disponueshëm.

Në mënyrë të ngjashme, nuk do të keni akses në veçori të re të WhatsApp që lansohet.

Nëse mundeni, mund të jetë e mundur të përditësoni sistemin operativ në pajisjen tuaj të vjetër dhe të vazhdoni të përdorni WhatsApp si normalisht.

Nëse pajisja juaj nuk mund të përditësohet në një version të fundit të sistemit operativ, do t’ju duhet të blini një telefon më të ri.

WhatsApp rekomandon iOS 9 e lart të Apple, dhe Android v4.3 e lart, që të vazhdojnë të marrin mbështetje.

Çdo telefon me Android 4.3 ose më poshtë, dhe iOS 9 ose më poshtë, nuk do të përdorë WhatsApp në mënyrë të duhur pas datës 31 dhjetor. Platforma tashmë i ka dhënë fund mbështetjes për telefonat inteligjentë me Android 2.3.7 dhe iOS 8 në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/