LAJMI I FUNDIT:

Këta janë 10 deputetët më të pasur në Maqedoninë e Veriut, sipas SCOOP (Infografikë)

Këta janë 10 deputetët më të pasur në Maqedoninë e Veriut, sipas SCOOP (Infografikë)

Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP-Maqedoni, në kuadër të projektit PEP ka analizuar të dhënat nga listat për posedim të pasurive të deputetëve, të cilat tregojnë se OBRM-PDUKM-ja është partia më e pasur për kokë deputeti. Çdo deputet i kësaj partie mesatarisht “peshon” rreth 3.2 milionë euro.

E dyta është Lëvizja Besa (së bashku me “Alternativën”), pesë deputetë e të cilëve posedojnë nga 770 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve është e treta, e cila ka vetëm një deputet – Samka Ibraimoski, i cili të paraqitur ka pasuri në vlerë prej 725 mijë eurove.

Partia maqedonase në pushtet LSDM, është në vendin e nëntë sipas pasurisë së deputetëve aktual të saj, të cilët mesatarisht posedojnë 168 mijë euro.

Deputeti me pasuri më të madhe është Vasil Peshev i OBRM-PDUKM-së, i cili posedon pasuri prej 108.500.000 euro, ndërsa ka pasuri edhe në Bllagoevgrad të Bullgarisë.

E dyta në listën e deputetëve më të pasur është Teuta Bilalli nga Lëvizja Besa, e cila ka pasuri të paraqitur në vlerë prej 3.500.000 euro.

Vendi i tretë i takon deputetit Boris Zmejkovski të OBRM-PDUKM, i cili ka pasuri prej 2.700.000 euro./Telegrafi/

Më poshtë e keni listën e top 10 deputetëve më të pasur në Maqedoni:

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori