LAJMI I FUNDIT:

Kështu trajtohen veturat e modifikuara ilegalisht në Gjermani

Kështu trajtohen veturat e modifikuara ilegalisht në Gjermani

Pronari ka mbetur pa Mercedesin e tij.

Policia e Berlinit ndaloi Mercedesin e modifikuar dhe më pas vuri re një sërë defektesh në makinë.

Pronari u përpoq t’ia dilte duke thënë se e kishte blerë makinën gjysmë ore më parë dhe se nuk kishte vërejtur asnjë ndryshim, por nuk ia doli.

Oficerët e policisë renditën mjeshtërisht të gjitha mangësitë, nga rrjedhjet e vajit nga motori, deri te përmirësimet e trupit të instaluar keq, si spoilerët e përparmë dhe të pasmë. Ata gjithashtu konstatuan se përmasat e gomave nuk përputheshin me pjesët anësore, si dhe disa mangësi të tjera të vogla.

Pas gjithë asaj që u vu re, efektivët e policisë vendosën të sekuestronin automjetin dhe të shkruanin me gjasë disa gjoba. Ky Mercedes është vetëm një pjesë e kapjes në aksionin e gjuetisë së makinave të modifikuara ilegalisht.

Duke gjykuar nga fotoja, bëhet fjalë për një version AMG të C-Class, C63 AMG, i cili fuqizohet nga një motor 6.2 V8 atmosferik me 457 kuaj fuqi dhe 600 Nm. /Telegrafi/