Studioja ndërkombëtare e dizajnit MA-DE ringjalli modelin klasik Fiat 126 dhe i dha shpirt "elektrik" të ri.

Është një koncept plotësisht elektrik i quajtur Fiat 126 Vision, dhe ky riinterpretim ka ruajtur formën e pagabueshme të makinës origjinale e kombinuar me linja të lëmuara, transmeton Telegrafi.


201014050.2 mn

Kjo ishte një makinë e vogël e qytetit e destinuar për katër pasagjerë, u prezantua për herë të parë në vitin 1972 në Torino, dhe u prodhua deri në vitin 2000 dhe 4,683,655 njësi dolën nga linja e prodhimit.

201014050.6 xl

Prodhimi u zhvillua në Cassino dhe Termina Imerese në Itali, Tychy në Poloni, Steyr në Austri dhe në Kragujevac në ish-Jugosllavi.

Screenshot 12 7

Projektuesi mbajti konturet dhe elementet stilistike që e dallonin këtë makinë nga tjerat, si çatia e dallueshme dhe dritat e pasme. /Telegrafi/