Deputeten e Partisë Demokratike, njëherësh ish-kryeparlamentaren e Kuvendit, Jozefina Topalli jemi mësuar ta shohim gjithmonë veshur me petkun e politikës.
Topalli në rrjetin social ‘Facebook’, nxjerr në pah një tjetër anë të saj, dëshirën për të pedaluar me biçikletë, duke shijuar bukurinë e natyrës.

Ligjvënësja e djathtë, veshur sportive, pozon sipër një biçiklete dhe buzë liqenit të Shkodrës, vendlindjes së saj.


“Me biçiklete nga Ura e Bunës deri ne Zogaj, ne kufi me Malin E Zi. Kjo rruge buze liqenit vazhdon te me magjeps me bukurinë e saj, njëlloj sikur ta shihja për here te pare.”, citohet në mesazhin e Jozefina Topallit.

jozefina 1

jozefina 2

jozefina 3

jozefina 4

jozefina 5

jozefina 6