LAJMI I FUNDIT:

Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin – disa muaj para se të vritej

Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin – disa muaj para se të vritej

Në rrjetet sociale po qarkullon një audio incizim i liderit të vrarë të Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, i cili flet për sistemin kriminal në Kosovë dhe në një moment përmend edhe Milan Radoiçiqin.

Radoiçiqin, i cili këto ditë është sërish në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të konfliktit të armatosur në Banjskë, Ivanoviq e cilësoi si figurë kyçe dhe bartës të vërtetë të pushtetit në veri të Kosovës.


Ai vuri në dukje se pushteti në veri të Kosovës është në duart e “qendrave joformale të pushtetit” dhe se Radoiçiq është i lidhur me to.

Siç transmeton portali “Nova”, në audio-incizimin të disponueshëm në rrjetet sociale, gazetari i thotë Ivanoviqit se si një nga bashkëqytetarët e tij i tha se e kishte përshtypjen se jetonte në një sistem të juntës ushtarake.

“Një ndjenjë e tillë është. Vetëm se këtu nuk është ushtria, por krimi. Për fat të keq, qendra e pushtetit nuk është në ndërtesën e komunës, ndërtesa komunale bie nën këtë qendër tjetër joformale të pushtetit. Dhe këtu vendoset politika. Ajo që më shqetëson tmerrësisht është se individë nga qeveria serbe përmendin atë qendrën tjetër alternative të pushtetit, qendrën joformale të pushtetit – si shembull për diçka”, theksoi Ivanoviq për BIRN në atë kohë.

I pyetur se cila qendër është, politikani tashmë i vrarë tregon se bëhet fjalë për Radoiçiqin.

“Presidenti përmendi Milan Radoiçiqin, gjë që më shqetëson, të them të drejtën. Jam tmerrësisht i shqetësuar se po merret si shembull i luftëtarit për mbijetesën e Serbisë në Kosovë. Mos citoni, thjesht le të mbetet këtu sepse… Unë po i jap drejtpërdrejt mundësinë që të… Mbajeni mend këtë. Ju do ta keni atë. Ky është ai krimineli”, ka thënë Ivanoviq.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna nga arma e zjarrit më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Nën dyshimin se kishte lidhje me vrasjen e politikanit kosovar, Oliver Ivanoviq, ishte lëshuar një urdhër arresti për nënkryetarin e atëhershëm të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, por ai u tërhoq në mars të vitit 2021 pa shpjegim zyrtar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë, Radoiçiq ishte në krye të një grupi kriminal, aktivitetet e të cilit çuan në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Milan Radoiçiq, i cili më herët ishte i lidhur me vepra të ndryshme kriminale, ka pranuar të premten (29.07.2023) se ka qenë organizator i konfliktit të armatosur në veri të Kosovës, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre anëtarë të grupit terrorist serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori