LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket telefoni interesant LG Wing

Kështu duket telefoni interesant LG Wing

LG ka prezantuar më parë disa telefona me dizajne interesante, e një prej tyre është LG Wing.

LG Wing ishte njoftimi i fundit i madh nga kompania koreano-jugore, përpara se të mbyllte divizionin e telefonave inteligjentë dhe telefoni së fundmi mori një përditësim në Android 11.


Tani, një përdorues nga Kina ka vendosur t’i japë telefonit një identitet të ri vizual dhe ai ka treguar se si duket pajisja.

Mishaal Rrahman ka publikuar një video dhe foto në të cilën ai çmonton LG Wing dhe e vendos ekranin në pjesën e vetme të përparme të telefonit që nuk e kishte atë.

Fatkeqësisht, videoja nuk ofron një proces të plotë të çmontimit të telefonit, por tregon fazat e ndryshme të krijimit.

Produkti përfundimtar ka një ekran funksional, një modul kamere që ngrihet, butona anësore që funksionojnë dhe një shirit LED të personalizuar. /Telegrafi/