Valmir Gashi, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se greva e mësimdhënësve që po vazhdon tash e shtatë ditë po i dëmton më së shumti nxënësit.
“Duhet thënë se jemi në një situatë jo të mirë. Greva në arsim po shkakton dëme të mëdha në procesin mësimor, në veçanti te nxënësit. Jemi në një situatë krejtësisht tjetër në krahasim me periudhën para 10 vjetëve. Tani jemi në një situatë që Ministria e Arsimit nuk është sponsorizuese e ligjit”, tha Gashi.
“Ministria e Arsimit ka qenë e angazhuar që koeficentët të jenë më të dinjitetshëm. Falë angazhimit të Ministrisë së Arsimit, Qeverisë, SBASHK-ut dhe prindërve kemi një lëvizje pozitive të situatës”.
Gashi ka thënë se SBASHK-u është dashur të reflektojë pas vendimit të Qeverisë për rritje të koeficientit të pagës për mësimdhënësit.
“Pas propozimit të Ministrisë së Arsimit, kemi vendimin e Qeverisë, që është rritje e koeficientit të pagës së mësimdhënësve për 0.20 dhe kjo ka qenë ajo çfarë ne si ministri kemi arritur dhe kemi menduar se është e mundshme. SBASHK-u prapë nuk ka reflektuar. Ne edhe pas mospranimit nga ana e SBASHK-ut të kësaj oferte, jemi duke zhvilluar takime të vazhdueshme me SBASHK-u ku kemi kërkuar të reflektojnë”, tha ai, në Zona B të Klan Kosovës.
“Ne si Ministri i Arsimit mendojmë se mësimdhënësit meritojnë koeficentë më të dinjitetshëm por mundësitë buxhetore shtetërore janë kaq”.
“Ne kemi thënë edhe në takimin e djeshëm me SBASHK-un që të reflektojnë me këtë ofertë dhe të futemi në një marrëveshje që brenda të paktën gjashtë muajsh të ulemi, të bisedojmë dhe të gjejmë mënyra për rritjen e të ardhurave të mësimdhënësve”.
Këshilltari i Ministrit të Arsimit ka dhënë edhe një shembull të rritjes së koeficientit për mësimdhënësit e shkollave të mesme, që ka ndodhur pas insistimit të MASHT-it.
“Në fillim, në draftin e parë të Projektligji për Pagat, mësimdhënësit në shkolla të mesme kishin koeficientin 2.15. Ministria e Administratës Publike i bëri ftesë Ministrisë së linjës t’i dërgojnë komentet e tyre”.
“MASHT ka bërë kërkesë për rritje të koeficentëve dhe nga 2,15 sa ishte për mësimdhënësit në shkolla të mesme ka shkuar në 2,30”.
“Kërkesa e SBASHK-ut prej 30 % nuk lidhet me koeficientin fillestar, por lidhet pas një lëvizje pozitive”.
“Megjithatë, duhet të jemi të sinqertë që nuk ka pasë lëvizje për të gjitha nivelet dhe ne kemi vazhduar me pakënaqësitë tona. Në propozimin e dytë që MASHT-i i ka dërguar Qeverisë për ta dërguar në Komisionin përkatës është ngritur në 2.5”.
“Kërkesa e SBASHK-ut pranë Ministrisë së Administratës Publikë ka qenë për koeficientin 2.7 për mësimdhënësit e shkollave të mesme që ka qenë e përafërt me 2,5 sa është ngritur”.
“Ministria e Arsimit është angazhuar duke bërë presione pozitive aty ku ka pasë mundësi. Kemi ardhur në një situatë që mendojmë se është më e mirë se sa që ka qenë ditë më parë”.
“Ne kemi pritur që oferta e Qeverisë do të pranohet nga SBASHKU dhe nxënësit të mos vazhdojnë edhe më tutje të dëmtohen”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend

LDK siguron 20 mandate - emrat e deputetëve që ulen në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Bedri Hamza më i votuari – Lista e 24 deputetëve fitues në PDK

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, kur mund të certifikohen ato?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës