Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sikur ngjarja në Greqi të mos ishte konfirmuar më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të merrte pjesë në takimin joformal, i mbajtur në Tiranë.
Kështu është shprehur Zulfaj në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “refuzimin”, e Kurtit ndaj ftesës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për takimin joformal me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Në takimet e nivelit të lartë çfarë janë agjenda e kryeministrit do të duhej të kishte shumë më herët planifikim kurse Procesi i Berlinit apo kryesimi i Shqipërisë dihet që nga nëntori i vitit të kaluar, planifikimi i ngjarjeve sidomos të nivelit të lartë do të duhej të bëhej shumë më herët në mënyrë që të përgatitej edhe agjenda e kryeministrit. Nuk mendoj që ka inate në këtë drejtim kur është në pyetje agjenda shtetërore, por konfirmimi i një agjende të tillë në një proces të tillë do të duhej të bëhej shumë më herët”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se nuk ka të bëjë me hatër-mbetje.
“Nuk është hatër-mbetje, sepse kemi të bëjmë me një samit të nivelit të Ballkanit Perëndimor 6 me BE-në në kuadër të Procesit të Berlinit siç edhe e ka kryesimin Republika e Shqipërisë, në agjenda të tilla nuk ka aspak hatër-mbetje por vetëm që ka koincidencë që agjenda e kryeministrit tashmë të jetë e konfirmuar shumë kohë më parë”, shtoi Zulfaj.
Ai thotë se “nuk do t’i ndërlidhja ngjarjet, refuzimin e Kurtit për takim me Ramën në Prishtinë dhe mospjesëmarrjen e Kurtit në takimin joformal të ftuar nga Rama, besoj që po të mos ishte kjo ngjarje e konfirmuar në Greqi sigurisht që kryeministri do të merrte pjesë”.
“Pjesëmarrja është e rëndësishme, dhe që jemi të koordinuar me Shqipërinë për mbajtjen e këtij samiti që do të mbahet në tetor. Jemi në përgatitje të samitit të Procesit të Berlinit, nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë dhe shtyrjes së procesit përpara por do të duhej të kishte shumë më shumë planifikim në këtë proces”.
Raportet Kurti-Rama janë zyrtare
Teksa është pyetur për ftohje të raporteve midis kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama, Zulfaj ka thënë se të njëjtat janë raporte zyrtare.
“Raportet janë raporte zyrtare dhe në cilësinë e kryeministrave të cilët në rastin e kryeministrit të Kosovës vazhdimisht i angazhuar proaktiv për të promovuar bashkëpunimin me Shqipërinë prandaj edhe ishte shumë e rëndësishme që të mbahej mbledhja e dy qeverive që të nënshkruheshin të gjitha marrëveshjet”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Kopshti Zoologjik Shkup: Të gjitha lamat janë nën mbikëqyrje mjekësore dhe janë testuar për tuberkuloz

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten