LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të diskutuar mbi konfliktet në Siri

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të diskutuar mbi konfliktet në Siri

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të enjten për shkak të konflikteve në rritje në jugperëndim të Sirisë.

Në një deklaratë nga Përfaqësia e Përhershme e Suedisë për OKB-në e cila ka dhe presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin korrik, thuhet se këshilli me kërkesë të Suedisë dhe Kuvajtit do të mblidhet të enjten për të diskutuar mbi konfliktet në rritje dhe përkeqësimin e situatës humanitare në jug perëndim të Sirisë.

Në deklaratën ku vihet theksi se palët kanë dështuar në mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile në Siri, bëhet thirrje për rritjen e përpjekjeve me qëllim për të zvogëluar tensionet dhe dhunën, përcjell AA.


OKB shpeshherë përsërit se janë të shqetësuar për jetën e 750 mijë njerëzve si pasojë e konflikteve në jug-perëndim të Sirisë.

Po ashtu OKB ka njoftuar se rreth 270-300 mijë njerëz janë zhvendosur drejt zonave kufitare me Jordaninë për shkak të konflikteve intensive në rajonin Dera, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve jordaneze që të hapin kufijtë e tyre.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se opozitarët ushtarakë në Dera e cila ndodhet në objektivin e regjimit dhe mbështetësve të tij ka njoftuar se kanë formuar një delegacion të ri për të biseduar me Rusinë për një armëpushim të përhershëm.

Forcat e regjimit dhe mbështetësit e tij me mbështetjen ajrore të Rusisë nisën një operacion ushtarak më 20 qershor me qëllim për të marrë nën kontroll zonat e opozitarëve ushtarakë në Dera në jug të vendit. /Telegrafi/