LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial dënon kërcënimin ndaj prokurores Valbona Disha – Haxhosaj

Këshilli Prokurorial dënon kërcënimin ndaj prokurores Valbona Disha – Haxhosaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave, ka dënuar ashpër kërcënimin e bërë gjatë ditës së djeshme ndaj prokurores së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, me anë të publikimit përmes rrjeteve sociale të një afisheje me përmbajtje mortore.

Këshilli Prokurorial i Kosovë thotë se ky akt është i papranueshëm, transmeton Telegrafi.

“Ky akt i shëmtuar, për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe tërësisht për sistemin prokurorial, është një akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm, andaj KPK-ja bënë me dije se qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurores Valbona Disha-Haxhosaj dhe ofron mbështetje të plotë për punën e saj gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryeseve të veprave penale”, thuhet në reagim.


KPK-ja, njofton se janë duke u ndërmarrë masa konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personit/ave, të cilët kanë vendosur këtë lajmërim të paskrupullt dhe të njëjtit do të dalin para organeve të drejtësisë dhe se institucionet e Prokurorit të Shtetit janë duke u trajtuar seriozisht këtë veprim penal dhe në nivelin e duhur të hetimit dhe të ndjekjes deri në ndriçimin e plotë të tij, i cili ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit dhe detyrave të saja kushtetuese dhe ligjore.

“Në këtë drejtim, KPK-ja, siguron opinionin publik se kërcënimet dhe shantazhet e tilla dhe veprime të tjera, çfarëdo qofshin ato, që bëhen ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, në të cilin respektohen vetëm parimet e drejtësisë”, përfundon reagimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori