LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prokurorëve të enjten do të vendos për Janevën

Këshilli i Prokurorëve të enjten do të vendos për Janevën

Këshilli i Prokurorëve edhe pas tetë orëve të diskutimit për shkarkimin e Katica Janeva nuk kanë marrë vendim. Të enjten në ora 10:00 do të vazhdojë diskutimi.

“Këshilli nga ora 11:00 deri tani punoj në shqyrtimin e lëndës. Bëhet fjalë për lëndë voluminoze, ku ka shumë dëshmi, transkripta”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shtrjev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai tha e gjithë lënda duhet të lexohet dhe të shqyrtohet nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve dhe se vendimi, si do që të jetë, duhet të jetë i arsyetuar mirë.

Fillimisht para Këshillit të Prokurorëve për më shumë se tre orë ka dëshmuar prokurorja e lëndës ‘Haraçi’, Vilma Ruskoska, por edhe ajo nuk dha shumë detaje para mediave se çfarë u ka thënë anëtarëve të Këshillit./Telegrafi/