Ballkani Perëndimor jo rrallëherë publikon fakte tronditëse për rininë. Nga “ikja e trurit” deri tek emigrimi për arsye pune, nga mospërputhja e diplomave me tregun e punës, paragjykimet ose shifrat e mëdha të papunësisë.

Ne kemi vendosur të veprojmë, si për shembull, rreth 20 për qind e të gjithë të punësuarve në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) janë të rinj dhe vetëm në dy muajt e fundit na janë bashkuar 5 prej tyre.

Mos na bëni për të sëmurë: kjo nuk është fenomenale. Fenomenale do të ishte nëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në gjashtë qeveritë, administratat dhe organizatat rinore do të përpiqeshin së bashku për të ndihmuar këtë gjeneratë të gjejë punën e duhur dhe t’i mbajë ata në vendin e tyre. Në këtë kontekst, RCC prezanton projektin e saj të ri ‘Western Balkans Youth Lab’ që tashmë ka filluar punën, ashtu si rinia në rajon, duke mos humbur kohë edhe në rrethanat e shkaktuara nga pandemia.

Është koha për të ndryshuar dhe për t`iu përshtatur kërkesave të epokës moderne, dhe të rinjtë duhet të marrin drejtimin. Më në fund duhet të ndryshojmë fokusin tonë nga politikat që i çonin të rinjtë larg rajonit, në ato të gjithëpërfshirjes së të rinjve, duke dëgjuar ato që ka rinia për të thënë dhe duke respektuar zërat e tyre. Ky është momenti, pasi 61% e të rinjve nga Ballkani Perëndimor bien dakord me faktin që gjërat që bashkojnë rajonin tonë janë shumë më të rëndësishme sesa ato që e ndajnë atë.

Projekti do të krijojë “Laboratorët e Rinj të Ballkanit Perëndimor”, për të punuar së bashku me politikë-bërësit për të përfshirë të rinjtë në vendimmarrje të çështjeve të rëndësishme, të përbashkëta për gjithë rininë e rajonit: si punësimi, sipërmarrja, arsimimi, etj.

50% e të rinjve në rajon as nuk e diskutonin mundësinë që të mund të ndikonin në marrjen e vendimeve të qeverisë. 32% të të rinjve as nuk u interesonte kjo gjë, sipas “Balkan Barometer”. Këto shifra duhet të ndryshohen. Këta të rinj duhet të përgatiten sot për t`u përshtatur nesër.

“Western Balkans Youth Labs” është një projekt 3-vjeçar që financohet nga Bashkimi Evropian me vlerën 1.5 milion euro dhe zbatohet nga RCC.

Projekti synon të sigurojë mundësinë që të rinjtë të marrin pjesë në vendimmarrje në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, vende në të cilat rinia përbën 21.27 për qind të popullsisë.