LAJMI I FUNDIT:

Qeveria italiane ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Qeveria italiane ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Qeveria italiane i dha dritën jeshile marrëveshjes mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama për transferimin e emigrantëve në Shëngjin, nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave “OK” erdhi pasditen e sotme nga Këshilli i Ministrave. Pakti u nënshkrua pikërisht një muaj më parë në Palazzo Chigi nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.


Pas këtij “suksesi”, siç kujtoi Antonio Tajani, radha tani do të jetë Parlamenti, i cili do të vendosë nëse marrëveshja do të miratohet apo jo.

Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet italiane. Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit.

Zonat e dhëna nga Tirana-Romës do t’i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian. Dhe Italia do ta mbajë barrën 100%, e cila do të duhet të krijojë një fond garancie dhe si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të duhet të paguajë 16.5 milionë euro në llogarinë e posaçme të thesarit të shtetit të hapur nga Shqipëria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori