Procesi hetimor për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, po çalon si pasojë e moskonsolidimit të plotë të Prokurorisë Publike.
Ekspertët vlerësojnë se organi i akuzës, hetimet i zhvillon në mënyrë hierarkike. Juristi Tito Beliçanec konsideron se 27 prilli nuk është një vepër e thjeshtë penale, por një tentim për grusht-shtet. Ai shton se Prokuroria Publike ka treguar sado pak mirëkuptim edhe për proceset politike, respektivisht zgjedhjet lokale.
“Mendoj se hetimi është duke shkuar mirë. Kuptohet se ka pengesa edhe atë mu për shkak të strukturës së pjesëmarrësve. Prokuroria Publike akoma nuk është e konsoliduar dhe akoma nuk është zgjedhur prokurori i ri republikan. Ushtruesi i detyrës dha një ndihmesë të vogël dhe bëri një shtytje në proces. Hetimi po ecën nga niveli më i ulët duke shkuar drejt majave”, deklaroi Beliçanec.
Lidhur me mundësinë e zgjerimit të hetimeve për 27 prillin dhe ndërlidhjen e veprave të kryera më 27 prill me dyshimet për vepra të mëparshme penale, Beliçanec pohon se për këtë nevojitet dorëheqja e dy figurave relevante në sistemin gjyqësor në vend.
“Definitivisht duhet të japë dorëheqje kryetari i Gjykatës Penale dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor. Unë i konsideroj si përgjegjësit kryesorë për pengesa në procedurën hetimore. Pa dorëheqjen e tyre, këta dy trupa, pra sistemi gjyqësore dhe Këshilli Gjyqësorë si organ bazë i cili me presionin e tyre ka ndikuar në degradimin e gjykatësve, besoj se hetimi do të ketë pengesa por gjithçka është çështje kohe”, tha Beliçanec.
Nga ana tjetër Prokuroria Publike nuk ndan detaje nëse në korniza të procedurës para-hetimore po shqyrtohet edhe mundësia e zgjerimit të hetimeve. Alsat M nga burime brenda këtij organi mëson se hetimi mund të zgjerohet ndaj të dyshuarit Igor Jug që i njëjti përveç veprave “udhëheqës i turmës që kryen vepër penale” dhe “tregti dhe përpunim ilegal me armë” të dyshohet edhe për veprën “tentim për vrasje” ndaj deputetëve të shumicës.
Aktualisht për ngjarjet e 27 prillit është dënuar vetëm një person për dhunë ndaj ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, kurse janë ndaluar edhe 10 të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela dhe një i dyshuar për udhëheqje të turmës.
Për bisedë në Prokurori nuk janë ftuar akoma deputetët e OBRM-PDUKM-së Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët nga kamerat e sigurisë vërehen duke hapur dyert e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Një pjesë të hetimeve po i procedon Prokuroria Publike ndërsa pjesën tjetër Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP