LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri e ftoi skamnorin t’ia kthejë paratë, ai doli pa i marrë ato

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri e ftoi skamnorin t’ia kthejë paratë, ai doli pa i marrë ato

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka njoftuar sot se, pas verifikimit të rastit të Sabri Beqirit, i cili e shiti viçin për ta paguar detyrimet e anëtarësisë, si kusht për t’ia varrosur nënën, e ka ftuar atë për t’i shprehur keqardhje rreth rastit dhe për t’ia kthyer paratë.

“Gjatë kohës që ishte ne zyrat tona, ai shprehu qëndrimin e tij falënderues ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri. Po kështu tha se nuk ishte në dijeni se intervista e tij dhënë RTK-së do të keqpërdorej”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Skamnori u detyrua ta shes viçin, të paguajë faturat e Bashkësisë Islame, për t’ia varrosur nënën (Video)
Lexo po ashtu Skamnori u detyrua ta shes viçin, të paguajë faturat e Bashkësisë Islame, për t’ia varrosur nënën (Video)

“Në ndërkohë që priste t’i ktheheshin paratë, ai mori një telefonatë prej dikujt, kështu që u çua shpejt e shpejt dhe doli nga zyrat, duke mos marrë paratë”.

Xhafer Tahiri flet për rastin e skamnorit të Vushtrrisë
Lexo po ashtu Xhafer Tahiri flet për rastin e skamnorit të Vushtrrisë

“KBI-Vushtrri apelon që rastet e këtilla mos të keqpërdoren sepse nuk është as fetare, as njerëzore. Ka qenë një lëshim, i cili ndodhë, dhe të cilin në momentet e para e kemi përmirësuar. Andaj, ata që për çfarëdo qëllimesh të ulëta tentojnë të shndërrojnë këto raste në mjete propagandistike ta dinë se janë duke kontrabanduar me nderin dhe krenarinë e qytetarëve!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori