LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e quan nënçmuese dhe konflikt-nxitëse gjuhën e Vuçiqit ndaj Kurtit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e quan nënçmuese dhe konflikt-nxitëse gjuhën e Vuçiqit ndaj Kurtit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim të madh deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas emërimit të Nenad Rashiqit – ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Deklarata të tilla sipas këtij Këshilli janë nxitje për konflikt, gjuhë nënçmuese si dhe dëmtojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.


“Deklarata të tilla, që të kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe nxitjes së luftës së regjimit të Millosheviqit kundër shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht paqen dhe sigurinë në rajon”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka thënë se mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për të arritur sa më shpejt normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tashmë e ka bërë të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe antishqiptarit famëkeq, Aleksandar Vulin”.

Ndryshe, Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori