LAJMI I FUNDIT:

Këshillat e Dr. Michael Mosley për luftën kundër coronavirusit: Kështu më së miri forcohet imuniteti!

Këshillat e Dr. Michael Mosley për luftën kundër coronavirusit: Kështu më së miri forcohet imuniteti!

Vetëm me imunitet të fuqishëm mund të luftojmë me të gjitha viruset dhe sëmundjet

Qëndrimi në shtëpi nuk na mbron nga virusi i rrezikshëm me të cilin aktualisht po përballemi, transmeton Telegrafi.

Pos kalimit të kohës në shtëpi dhe kontakteve me sa më pak njerëz të tjerë, me rëndësi të jashtëzakonshme për luftë të suksesshme kundër virusit është edhe imuniteti i fuqishëm.

Dr. Mosley i famshëm paralajmëron për rrezikun nga qëndrimi i gjatë ulur dhe këshillon që së paku 20 minuta në ditë t’ia përkushtoni aktivitetit fizik.

“Ushtrimet janë mënyra më e mirë që të forcohen trupi dhe imuniteti. Kjo nuk nënkupton treningë të mundimshëm, aktiviteti i matur fizik është i mjaftueshëm në mënyrë që trupi të jetë i gatshëm që të përballet me të gjitha sulmet e jashtme”, ka thënë Dr. Mosley.

“Aktiviteti duhet patjetër të jetë i vazhdueshëm dhe të lëvizë të gjitha grupet e muskujve. Nëse nuk e ndieni që zemra ju rrahë pak më shpejt, nuk e keni bërë punën mirë”.

Nëse ditët në izolim i kaloni vetëm duke qëndruar ulur, do të rrisni rrezikun nga hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, obeziteti apo edhe karcinoma, ndërsa të gjitha këto janë faktorë të rrezikut për marrë virusin.

Doktori thekson që nuk është me rëndësi cilin aktivitet fizik e zgjidhni, me rëndësi është vetëm që të djersiteni dhe të mos lejoni që muskujt t’ju atrofojnë.

“Lëshoni muzikë dhe vallëzoni 15 minuta, zgjidhni stërvitjen aerobi apo vraponi në oborr, çfarëdo që të zgjidhni do të jetë mirë”.

Është vetëm me rëndësi që të mos i lejoni vetes që të dembeloseni dhe të mos lëvizni nga kolltuku i rehatshëm”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori