Këshilla ushqimore për t’ju mbajtur të shëndetshëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Në muajin e nëntë të kalendarit islamik hixhri, Ramazani është një seri njëmujore agjërimi me orë të gjata dhe ka një rëndësi të madhe.
Duke qenë se agjërimi është elementi parësor në festimet e muajit të shenjtë, respektimi i disa këshillave dhe sugjerimeve në lidhje me zakonet e të ngrënit të një personi mund të ndikojë shumë në ndikimin e agjërimit ritual në trup.
Këtu janë disa këshilla ushqimore që mund të ndiqni dhe të përvetësoni për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë muajit të Ramazanit:
Pini shumë lëngje dhe qëndroni të hidratuar
Çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit, agjërimi fillon pak para agimit me një vakt të quajtur Sehri (syfyri) dhe prishet pas perëndimit të diellit me një vakt të quajtur Iftar. Midis dy vakteve, është e rëndësishme të mbash veten të hidratuar dhe të ruash nivelet e hidratimit në trup.
Vakti i parë
Sehri (syfyryi) është një vakt që duhet zgjedhur me kujdes. Ju duhet të zgjidhni ushqime që janë të shëndetshme dhe që ju ofrojnë energjinë e nevojshme për t’ju mbajtur mirë gjatë gjithë ditës. Provoni dhe përfshini disa karbohidrate komplekse si fruta, perime, qiqra apo thjerrëza, në mënyrë që të jeni të pajisur me energji afatgjatë.
Balanconi vaktin tuaj të fundit
Mënyra tradicionale dhe e shëndetshme për të prishur agjërimin dhe për të filluar me Iftar është ngrënia e hurmave, një burim i shkëlqyer fibrash. Ju mund të përfshini mish pa dhjamë, peshk dhe shumë perime, për të balancuar nivelin e vitaminave të nevojshme dhe lëndëve ushqyese jetike. Megjithatë, sigurohuni që të mos e teproni dhe t’i hani kafshatat tuaja ngadalë.
Kujdes me kripën
Përdorimi i tepërt i kripërave në vaktet tuaja mund të kundërshtojë efektet e ushqimit të shëndetshëm. Sasitë e shtuara të natriumit në ushqim mund t’ju bëjnë të mos ndiheni rehat në zorrë dhe gjithashtu mund të shkaktojë fryrje gjatë periudhës së agjërimit.
Thuaj ‘po’ kosit
Kosi është një mënyrë e shkëlqyer për të nxitur një fluks të baktereve të mira në trup. Si rezultat, ai ndihmon në tretje dhe e mban stomakun të lehtë për gjithë natën. Mundësisht, kosi duhet të jetë pjesë e tryezës tuaj, ndërsa e prishni agjërimin me Iftar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë