Këshilla të rëndësishme për prindërit: Si të bisedoni me fëmijët për coronavirusin

Si do të duhej prindërit që të sillen dhe në çfarë mënyre t’ua shpjegojnë fëmijëve situatën e krijuar?
Belinda Begiqi
Psikologe
Jemi dëshmitarë të pandemisë, na ka goditur të gjithëve, ka hyrë në të gjitha poret e shoqërisë. Në situatën kur nuk mund të ndryshohen rrethanat e jashtme, njeriut i mbetet vetëm që ai të ndryshojë, transmeton Telegrafi.
Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj frikës së prindërve, brengave, stresit dhe traumave në familje. Edhe pse mendojmë që fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë, ata i ndiejnë të gjitha brenga tona.
Mos i gënjeni fëmijët, por edhe panikun lëreni anash
Të rriturit shpesh sillen në mënyrë të papjekur, shajnë, kërcënojnë, tregojnë shumë herë një thashetheme apo lajm, e injorojnë tërësisht praninë e fëmijëve. Fëmijët nuk janë imunë ndaj ngjarjeve të përditshme.
Bisedoni me fëmijët për masat e mbrojtjes dhe për pasojat e mundshme të sëmundjes
Kërkoni informacione mbi coronavirusin dhe mënyrat e preventivës dhe të shërimit. Bisedoni për rëndësinë e mbajtjes së higjienës personale, për larjen e drejtë të duarve, pas përdorimit të tualetit, para dhe pas ngrënies, pas lojërave jashtë shtëpisë.
Në vend të parë vini theksin në rëndësinë e forcimit të organizmit dhe imunitetit dhe në luftën kundër cilësdo sëmundje. Ushqim të shëndetshëm, sa më shumë aktivitete fizike në natyrë.
Shpjegojani që aktualisht jemi të detyruar, në mënyrë që të mbrohemi, të ndryshojmë mënyrën e jetës.
Tregoni rëndësinë e dëmshme të përdorimit të gotave (shisheve) të përbashkëta për pirje të ujit (lëngjeve), garniturave për ushqim… Zvogëloni shoqërimin në hapësira të mbyllura.
Pajisni me durim, lejoni fëmijëve që t’ju pyesin çdo gjë që dëshirojnë
Përpiquni që para fëmijëve të mos bëni panik kur bisedoni me të tjerët. Tregoni fëmijëve se si ndiheni, mos i “maskoni” ndjenjat.
Fëmijët i kuptojnë shumë mirë porositë joverbale, të cilat janë në kundërshtim me ato që u thoni, në këtë mënyrë mundeni vetëm t’i hutoni dhe t’i bëni të pasigurt.
Mos i ngarkoni me informacione të cilat nuk do t’i kuptojnë
Nuk ka kuptim t’i bindësh fëmijët që të mos frikësohen fare, kur situata është e tillë që krijon arsye për frikë, megjithatë atë frikë duhet zvogëluar dhe mposhtur.
Është me rëndësi ta dalloni frikën dhe pasigurinë dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të fëmijëve në harmoni me moshën e tyre, qoftë nëpërmjet lojës, tregimit, vizatimit apo bisedimit.
Shpikni së bashku ndonjë aktivitet me të cilin do ta kaloni mirë vikendin.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë