LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për ta përmirësuar gjuhën e trupit

Këshilla për ta përmirësuar gjuhën e trupit

Lëvizjet dhe sjellja kanë ndikim të madh në jetën e njerëzve.

Arti i gjuhës së trupit, kur mjeshtërohet, jo vetëm që do t’ju ndihmoj të keni më shumë besim dhe sukses në jetën e përditshme, por edhe do t’ju ndihmoj t’i bëni gjërat që nuk keni menduar se mund t’i bëni, transmeton Telegrafi.


Kontakti me sy

Mbajtja e duarve poshtë është mënyra më e mirë për të fituar simpatinë e dikujt, por edhe për ta alarmuar dikë. Çfarë do që dëshiron ta lësh të kuptoj duhet të thuhet gjatë kohës kur e shikoni tjetrin në sy.

Përdorimi i syve për të komunikuar, jo vetëm që bën të dukeni më me vetëbesim, por edhe e bën personin tjetër të ndihet më komod.

Shmangja e kontaktit me sy është trajtë e njerëzve që gënjejnë apo nuk kanë vetëbesim.

Gjestet e duarve

Përdorimi i duarve gjatë kohës që flisni me dikë, gjithmonë ka qenë një gjë e mirëpritur.

Roli që e luajnë duart kur provoni ta bindni dikë për diçka të caktuar, asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar, transmeton Telegrafi.

Lëvizja e duarve përpara dhe prapa është korrekte, ndërsa prekja e fytyrës apo drejtimi i gishtërinjve te një person tjetër, nuk është një gjë që këshillohet.

Përdoreni kokën

Përderisa përdorimi i asaj që keni brenda kokës është shumë i rëndësishëm, kjo nuk është pjesë e gjuhës së trupit. Te gjuha e trupit, preferohet që të lëkundni vetëm pak kokën gjatë kohës kur flisni, sepse kjo tregon që jeni i interesuar në bisedë.

Buzëqeshni

Kjo është pjesa më e mirë që mund të mësoni sa i përket gjuhës së trupit.

Buzëqeshja tregon se keni vetëbesim, dini se çfarë po flisni dhe jeni palë aktive e bisedës. /Telegrafi/