LAJMI I FUNDIT:

Këshilla nga NewBorn Clinic për çiftet që kanë probleme me sterilitetin

Këshilla nga NewBorn Clinic për çiftet që kanë probleme me sterilitetin

Për këshilla për çiftet e reja për problemet e tyre me sterilitetin dhe fekondimin me in-vitro kemi biseduar me Mimoza Adji Krsteva, përgjegjëse në repartin për embriologji në NewBorn Clinic në Shkup.

Kur të paraqitet çifti për kontroll? Sa kohë duhet të kalojë deri në bindjen e tyre për t’u bërë prindër në mënyrë natyrale, para se çifti të mendojë për mbarsim artificial?

Mimoza Adji Krsteva: Që një çift të deklarojë se ka probleme me sterilitetin, qoftë nga mashkulli ose femra, duhet të kalojë 1 ose 2 vjet, varësisht nga mosha e çiftit dhe dëshira e tyre për t’u bërë prindër. Kjo do të thotë se duhet të kenë marrëdhënie pambrojtje për 1 ose 2 vjet, dhe nëse femra nuk mbetet shtatzënë në këtë periudhë, duhet të fillojnë me analizat që do t’u japin drejtim çfarë trajtimi të fillojnë. Nuk duhet menjëherë të vendosin për mbarsim artificial ose in-vitro, suksesi mund të arrihet edhe ndryshim të mënyrës së ushqyerjes, zakonet e jetës ose mbarsimit.

Çfarë teste pjellorie ofron klinika juaj? A ka teste të veçanta për burrat dhe gratë?

Mimoza Adji Krsteva: Klinika NewBorn ka një gamë të gjerë të testeve diagnostikuese dhe ato përcaktohen individualisht, sikur edhe qasja individuale ndaj terapisë dhe trajtimit. Gjëja themelore që duhet të bëjë çdo çift, burrë dhe grua është: Spermogrami në partnerin mashkull, ekzaminimi me ultratinguj dhe statusi hormonal në partnerin femër (duke marrë parasysh që partneri femër më parë shkonte rregullisht te gjinekologu me teste të rregullta PAP dhe shtupa mikrobiologjike).

Cilat teknika të fekondimit përdorni në klinikën tuaj? A ka protokolle të veçanta që janë individuale për secilin pacient?

Mimoza Adji Krsteva: Trajtimi fillon me dëgjimin për stilin e jetës, dietën, ekspozimi ndaj stresit dhe shumë më tepër. Krijohet një marrëdhënie më e ngushtë me pacientin, sepse nuk mund ta ndihmoni dikë nëse nuk e kuptoni, dmth nuk ndjeni dhimbjen e tij. Më pas vijojnë hetimet dhe pastaj fillojnë me trajtimin individual, që pritet të jetë më i suksesshmi dhe me koston më të ulët për çiftin, ose pacientin. Trajtimet janë të shumta, nga ndryshimet e stilit të jetesës përmes mbarsimit deri tek ekzaminimi i embrionit gjenetik in vitro dhe shprehja e gjenit endometrial si teknikat më të sofistikuara në trajtimin e infertilitetit. Shumë vëmendje i kushtohet ekuilibrit hormonal jo vetëm tek gratë, por edhe tek burrat.

Klinika juaj është e njohur për shkallën e lartë të suksesit me materiale të dhuruara (dhurimi i vezoreve dhe spermatozoideve). Prej ku e merrni këtë material?

Mimoza Adji Krsteva: Materiali biologjik porositet nga banka të njohura evropiane, ku përzgjidhen donatorët sipas kritereve evropiane, gjegjësisht hulumtim gjenetik të donatorëve, si dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore. Më parë, çifti që vendos të shkojë in vitro me material të dhuruar kalon një procedurë ligjore që është e detyrueshme për këdo që dëshiron të bëhet prind në atë mënyrë. Liberalizimi në ligjet për fekondimin biologjik në Maqedoni është që jo vetëm çiftet, por procedura in-vitro për prindërit e vetëm. Në Maqedoni procedura in vitro mund të mbulohet nga Fondi i sigurimit shëndetësor, edhe për in-vitro me material biologjik të dhuruar (vezore, spermatozoide ose embrione).

A keni bashkëpunim me Fondin për sigurim shëndetësor në Maqedoni. A merr kjo procedurë kohë dhe a ka harxhime shtesë?

Mimoza Adji Krsteva: Po, siç thash më lartë, klinika jonë ka marrëveshje me Fondin për sigurim shëndetësor për procedurat in-vitro, edhe për ato që janë të dhuruara me material biologjik.

Përveç që jeni të specializuar për in-vitro, a ka kontrolle tjera që mund të bëhen në klinikën tuaj?

Mimoza Adji Krsteva: Në klinikën tonë përveç diagnostikimit dhe trajtimit të infertilitetit, ndiqen edhe shtatzënitë, edhe ato të komplikuara, me ultrazë 4D, CTG, dhe bëhen kontrolle gjinekologjike me PAP test, kryhen kolposkopi dhe mostra mikrobiologjike, bëhen procedura të shkurtra diagnostike si biopsi dhe histeroskopi, por edhe për trajtimin e patologjive të veçanta në mitër.